UBT

Te Kulla e Tugjecit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Demir Krasniqi

Sa herë dua me dalë n’ Gollak ,
Bukuri t’ shoh me bollak ;
Dal te Kulla në Tugjec –
I shoh fshatrat veç e veç !

Nëse jam me f’tyrë prej lindjes –
Më shkojnë sytë drejt fshatit t’ Gëmicës !
Atje shoh malin e Kishës ,
Pak ma larg malin e Kikës !…

E shoh majën e Pogllavlës ,
I shoh kodrat e Velegllavës ,
I shoh kodrat e Poliçkës ,
Të Magurës e Dazhnicës …

Po nga Kulla e Tugjecit –
Shoh katundin e Gjyrishecit ,
Zhujë , Shahiq edhe Lisockë ,
Kranidell e Desivojcë …

N’ veri shoh kodrat e Sfircës ,
Shoh luginën e Jabllanicës ,
Shoh Sijarinën , Ramabajën ,
Shoh Medvegjën , Starabajën …

Shoh Mërkojën e Gollakut ,
Shoh Tupallën , Llogorin e Markut …
Kur t’ ia kthej shpinën Medvegjës –
Shoh Kalanë e Novo Bërdës !

Kur shikoj n’ jug t’ Obërshinës –
Shoh katundin e Meshinës !
Feriqevën dhe Jallaqën –
Kodra t’ bukura , sytë më kënaqën !

Nga Tugjeci i Gollakut –
I shoh malet e Karadakut !
Shoh luginën e Gjilanit ,
Shoh shumë kodra të Orllanit …

ARKATANA

Kur shikoj kah perëndimi –
Sytë më kënaqen nga shkëlqimi !
I shoh fshatrat e gjithë trevës ,
I shoh lugjet e Krilevës …
I shoh kodrat e Kremenatës ,
I shoh kodrat e Busavatës ,
Shoh luginën e Strezovcit ,
Shoh luginën e Hajnovcit …

Po nga Kulla e Tugjecit –
I shoh kodrat e Zajçecit ,
T’ Hajkobillës , Dabishecit ,
T’ Prapashticës e Marecit …

I shoh kodrat e Gllogovicës ,
I shoh lugjet e Kosovicës …
I shoh kodrat e Vaganeshit ,
Të Leshtarit e të Makreshit …

I shoh kodrat e Rahovicës ,
I shoh lugjet e Kallugjericës …
E shoh Hanin e Sherifit ,
I shoh kodrat e Gregjenikit …

Prej Tugjecit , n’ drejtim t’ Rugovës –
E shoh gjysmën e Kosovës !…
E shoh majën e Lubotenit –
Piramidën e këtij vendit !

Bukuritë që i ka Kosova –
Askund n’ botë nuk i shikova !
Bukuritë që i ka Gollaku –
S’ mundet kurrë t’ iu hahet haku !

Jam i lumtur dhe krenar –
Që m’ ka falë Zoti shqiptar !
Që jam biri i Gollakut –
Me derëhapur të konakut !

Gjilan, më 04.06. 2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.