United Hospital

Te Kulla e Tugjecit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bash te Kulla e Tugjecit – Shpeshherë dal e rri prej qejfit ! T’ shoh katundet veç e veç – Sikur mazën në gjyveç !

Në Tugjec – n’ qendër Gollakut –
Dal e rri , unë, prej merakut !
T’i shoh gjithë fshatrat malore ,
Që duken si n’ shuplakë dore !

Në Gollak – n’ këtë tokë malore –
Fshihen bukuri përrallore !
Aty shoh diell e dritë ,
E shoh djepin ku jam rritë !

N’ majë të Kullës së vendlindjes ,
Si nga maja e Piramidës –
Shoh kodrinat shpat me shpat ,
Shoh luginat dhe çdo fshat !…
Shikoj jugun drejt luginës –
E shoh fshatin e Meshinës !
E shoh kodrën në Jallaçë –
Sy e zemër me t’u kënaqë !

Nga malësia e Gollakut –
Shikoj malet e Karadakut !
Shikoj borën mbi Bjeshkë t’ Sharit
Bash si plisi n’ kokë t’ shqiptarit !…
Shikoj majën e Lubotenit –
Piramidën e këtij vendit !

FIDANISHTJA

E shoh Grykën e Kaçanikut ,
Shoh vendlindjen e Idriz Kreshnikut !
E kthej kryet shikoj drejt lindjes –
E shoh larg fshatin e Gmicës !
Shoh Pogllavlen , Malin e Kishës ,
Shoh gjelbërimin mbi degë t’ pishës !…
E kthej kryet drejt veriut –
Dëgjoj fyellin e bariut !…

Si n’ pasqyrë shoh pjesët e Sfircës
Dhe një pjesë të Jabllanicës !…
Shoh katundet pikë për pikë –
Që nga Tepja e deri n’ Kikë !…
E shoh gurrën n’ Lak t’ Novakut ,
I shoh krushqit e bajrakut !…

E kthej kryet drejt perëndimit –
Shoh shumë fshatra t’ mallëngjimit !…
Para sysh m’ del Kremenata –
Këngët , lojërat , netët e gjata !…
Pak më larg shikoj Zajçecin ,
Hajkobillën , Dabishecin …
Shoh Marecin , Prapashticën ,
E shoh Zllashin dhe Lisicën …
Shoh Leshtarin , Rahovicën ,
Gregjenikun , Gllogovicën ,
Shoh Krilevën , Kosovicën ,
Mutivodën , Bugjenicën …
Shoh Strezocin , Vaganeshin ,
Novo Bërdën dhe Makreshin …
N’ Novobërdë , shoh te Kalaja –
Ku dikur m’ rrokte sevdaja !…

E shoh gjysmën e Kosovës ,
Bjeshkët e Nemuna tej Rugovës …
Bjeshkët e Sharrit der’ n’ Iliridë ,
Lubotenin si piramidë !…
Pasi mirë t’ kem bërë pushime –
Sërish kthehem n’ shtëpinë time !
Mendja m’ rrinë n’ Gollak te mali –
Për te , këngën kurrë s’e ndali !
Gollaku n’ mua jeton –
Kënga për te nuk pushon !
Der’ sa t’ kam frymën e fundit –
S’ më shuhet malli i katundit

Gjilan, më 04.02.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.