ARKATANA

Të kthehet lapidari i UÇPMB-së, aty ku ishte

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne Lëvizja Qytetare “Vatra” konsiderojmë se para dy vitesh Serbia bëri aktin më arbitrar kur bëri largimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, duke injoruar në mënyrë të vrazhdë vullnetin politik të shqiptarëve.Serbia bëri shkeljen e të gjitha konventave ndërkombëtare, të kompetencave të pushtetit vendor.

Këto veprime dëshmojnë vazhdimësinë e logjikës së dhunshme dhe militariste të komunikimit të qeverisë serbe me popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.

Mobi Casa

Situata në Kosovën Lindore është e tensionuar, e ngarkuar me etiketime dhe fyerje ndaj luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojmë të kthehet lapidari i dëshmorëve konform kompetencave të pushtetit vendor dhe ndërprerjen e retorikës së vrazhdë dhe kërcënuese të qeverisë serbe ndaj vlerave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës thuhet në reagimin e Lëvizjes Qytetare “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.