Uji Dea

Të krijohen ura lidhëse apo binjakëzim të rinjeve nga Lugina e Preshevës dhe të rinjëve nga Shqipëria

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Anëtarët e Forumit Rinor te Partisë për Veprim Demokratik gjatë ditës së sotme me ftesë te Ministrisë së Mireqenies Sociale dhe Rinisë, u takuan me ministrin z. Blendi Klosi. Në këtë takim prezent ishte edhe drejtoresha e Shërbimit Rinor kombëtar znj. Ina Avllaj.

Fillimisht ministri Klosi u njoftua me gjendjen dhe pozitën e të rinjëve në Luginë te Preshevës si dhe me problematikat me të cilat ata perballen. Interesimi i anëtarëve të Forumit Rinor ishte mbështetja e projektve të ardhshme me fonde të caktuara nga Ministrit e Republikes së Shqiperisë. Z. Klosi u zotua se do të mundohet qe të krijoj ura lidhëse apo binjakëzim të rinjeve nga Lugina e Preshevës dhe të rinjëve të Republikës së Shqipërisë, e ku pastaj përmes trajnimeve të ndryshme të rinjëve nga Lugina do t’i mundësohej që të konkurojnë me projekte konkrete qoftë ne fondet e ministrive te Republikës së Shqiperisë, apo të organizatave të huaja.

Temë tjetër e këtij takimi ishte edhe përqindja e lartë e papunësisë e të rinjeve në Luginë të Preshevës. Si hap i parë i zbutjes së papunësisë u nënvizua mundësia e mbajtjes së praktikës nga të rinjtë e Luginës së Presheves në institucionet e Repulikës së Shqipërisë, e ku pas përfundimit të kësaj praktike tremujore këta të rinjë do të mund të përfitonin nga një kontratë pune me afat njëvjeçar. Ministri Klosi premtoi se do të bëj të mundur që numri i përfituesve të ketij projekti do të jetë i pakufizuar, duke bërë përjashtim nga rastet tjera, sepse Lugina e Preshevës në pergjithësi, e të rinjëve në veçanti do të trajtohet ne menyre te vecant. Kurse nga përfaqesuesit e Forumit Rinor te PVD – së mori premtimin se përzgjedhja e përfituesve të ketij projekti nuk do të bëhet në mënyre selektive në baza partiake.

Gjate diskutimit me Znj. Ina Avllaj, ajo tha se do të na ndihmojë për hapjen e një qendre rinore edhe ne Presheve.

Eco Higjiena

Përveç takimit me ministrin Klosi, pjesë e agjendës së Forumit Rinor te PVD – së ishte edhe takimi me drejtorin e Zyrës për politikë të jashtme, z. Bashkim Ramaj. Z. Ramaj fillimisht përshendeti te rinjtë e PVD – së duke i dëshiruar mirëseardhje. Në këtë takim me z. Ramaj u bisedua për tekstet shkollore dhe rrethanat politike të Luginës se Preshevës sidomos në dhjetvjeçarin e kaluar, ku vlen të theksohet se z.Ramaj kishte njohuri të mjaftueshme për rrjedhat politike në Lugine të Preshevës. Ai theksoi se për avansimin e pozitës së shqiptarëve dhe të drejtave të tyre barrën më të madhe do ta kenë udhëheqjet lokale të Luginës së Preshevës, e që nuk do të mungoj përkrahja e Qeverisë Shqiptare e në veçanti e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në të dyja takimet u premtua se do të ketë edhe takime tjera dhe bashkëpunime me hapa konkret./presheva.com/

Forumi Rinor i PVD-së
Leart Hajrullahu – kryetar