ARKATANA

Të korruptuarit shpëtojnë, denoncuesit e pësojnë!

/ 8 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se problemi i mosngritjes së aktakuzave të prokurorisë kundër kriminelëve me pesha të rënda është shumë lehtë i kuptueshëm, pasi prokuroria dhe gjykata nuk kanë guxim, por as vullnet që të merren me të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj politikë”, pasi për këta njerëz nuk ekziston as ligji, por as prokuroria. Pastaj sipas tyre vetë prokuroritë dhe gjykatat janë të lidhura me njerëz të korruptuar nga politika dhe nga krimi i organizuar.

JA ÇFARË SISTEMI “EFIKAS” DREJTËSIE KEMI NË REPUBLIKËN E MAFIO-OLIGARKËVE

“Organi i akuzës dhe hetuesit punojnë me diktat, nuk hetohen zyrtarët në pozita nëse edhe ndodh ndonjë hetim atëherë “viktima janë vetëm ish-zyrtarët, nëse ndodh ndonjë kallëzim penal kundër zyrtarëve në pushtet, atëherë hetuesit nuk e hapin rastin, por e informojnë zyrtarin se personi N.N. ju ka denoncuar në lidhje me këtë rast, viktimizohet denoncuesi në vend të keqbërësit”, potencoi për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet

Një vit “peshqit e mëdhenj” e trashën edhe më shumë kuletën

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se problemi i mosngritjes së aktakuzave të prokurorisë kundër kriminelëve me pesha të rënda është shumë lehtë i kuptueshëm, pasi prokuroria dhe gjykata nuk kanë guxim, por as vullnet që të merren me të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj politikë”, pasi për këta njerëz nuk ekziston as ligji, por as prokuroria. Pastaj sipas tyre vetë prokuroritë dhe gjykatat janë të lidhura me njerëz të korruptuar nga politika dhe nga krimi i organizuar.

Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se përse Prokuroria nuk ngriti thuaja asnjë aktakuzë për një vit të tërë përveç aty këtu ndonjë rasti, mirëpo jo edhe për zyrtarë të tjerë të lartë, aktakuzat e paditë penale ndaj të cilëve ishte dashur të bëhen edhe “ex-officio”. Për atë se pse Prokuroria Speciale dhe ato themelore edhe përkundër faktit se lëndët e kallëzimeve penale që i kanë të deponuara nga qytetarët në zyrat e tyre i mbajnë në STATUS QUO ose edhe i mbyllin fare, pasi që bëhet fjalë për padi e kallëzime kundër ministrave, kryetarëve të komunave si dhe mafio- oligarkëve të inkriminuar, flet shkrimi në vijim. Analisti Naim Miftari ka thënë se problemi i mosngritjes së aktakuzave të prokurorisë kundër kriminelëve me pesha të rënda është shumë lehtë i kuptueshëm, pasi siç tha prokuroria dhe gjykata nuk kanë guxim, por as vullnet që të merren me të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj politikë”.

Drejtësinë e mori lumi

Sipas Miftarit, për këta njerëz të inkriminuar nuk ekziston as ligji, por as prokuroria. “Pastaj vetë prokuroritë dhe gjykatat janë të lidhura me njerëz të korruptuar nga politika dhe nga krimi i organizuar. Mos të harrojmë se shumica e prokurorëve kanë ardhur nga dora e partive politike dhe janë sjellë aty jo të bëjnë ligj dhe rend, por t’i mbrojnë interesat materiale të atyre ata që i punësuan në atë vend të punës (prokurori). Pra, këtë vend me këta politikanë dhe me këta prokurorë e gjyqtarë e ka marrë lumi. Pasi dihet shumë mirë se në Kosovë sot ligji ekziston dhe mund dënohet vetëm qytetari i varfër dhe ai që s’ka njohësi me politikën ( krimin e organizuar)”, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Miftari.

HW

Ndërsa Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet, thotë se po kjo është puna e tyre, tërë vitin vetëm një aktakuzë, pse të punojnë kur askush nga ta nuk kërkon llogari. “Organi i akuzës dhe hetuesit punojnë me diktat, nuk hetohen zyrtarët në pozita nëse edhe ndodh ndonjë hetim atëherë “viktima janë vetëm ish- zyrtarët, nëse ndodh ndonjë kallëzim penal kundër zyrtarëve në pushtet atëherë hetuesit nuk e hapin rastin, por e informojnë zyrtarin se personi N.N. ju ka denoncuar në lidhje me këtë rast, viktimizohet denoncuesi në vend të keqbërësit”, potencoi ai. “Pa reformë të thellë në “drejtësi” nuk ka sundim të ligjit, dëshmitarë jemi edhe atë në baza ditore se prokurorët dhe hetuesit reagojnë shpejt vetëm nëse goditet personalja, nëse denoncohen ose nëse ka shkrime kundër tyre ata e marrin forcën dhe guximin të veprojnë shpejt në të kundërtën heshtin, për interesin e publikut- shtetit nuk shqetësohen fare. Nuk ka besim, para publike e shpenzuar së koti”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni nga qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet.

Politikanët e pasur të paprekshëm

Analisti Naim Kelmendi ka veçuar se vetë fakti se Prokuroria thuaja nuk ngriti asnjë aktakuzë për një vit të tërë, përveç aty këtu ndonjë rasti, por jo edhe për zyrtarë të tjerë të lartë, aktakuzat e paditë penale ndaj të cilëve ishte dashur të bëhen edhe “ex- officio”, flet për gjendjen aspak të mirë në drejtësi.

Veç kësaj, sipas tij, edhe më shqetësuese është ajo se Prokuroria Speciale dhe ato themelore edhe përkundër faktit se lëndët e kallëzimeve penale që i kanë të deponuara nga qytetarët në zyrat e tyre mbase i mbajnë në STATUS QUO ose edhe i mbyllin, pasi që mbase bëhet fjalë për padi e kallëzime kundër ministrave, kryetarëve të komunave si dhe mafio-oligarkëve të inkriminuar.”Prandaj kështu thuaja drejtësia është zhytur në kaos kur prokurorët as që guxojnë të merren me njerëzit e fuqishëm që janë bërë të paprekshëm, si dhe tepër të pasur, kurse edhe nëse ka ndonjë aktakuzë ta quajmë të dobët për ta ajo së pari mbase stërvonohet e prishen provat nga hetuesit e pastaj edhe nga gjyqë- sori dhe në fund përfundon odisejada pa ndonjë rezultat sikur ka pasur përplot raste të tilla deri më tani”, u shpreh ai.”Pra, duke qenë deri në këtë nivel të papërgjegjshëm, këto institucione të drejtësisë ndaj krimit dhe korrupsionit, pra bartësit e këtyre veprave, asnjëherë nuk kanë frikë se do të procedohen penalisht para drejtësisë për t’u gjykuar, kështu që ata nuk do t’i përgjigjen drejtësisë pasi ajo nuk i kap në asnjë rast ata, teksa janë me mijëra raste të të inkriminuarve në institucionet e Kosovës, nga niveli qendror e deri tek ai lokal, por që drejtësia për ta mbetet e heshtur apo e harruar fare. Ndërkaq në gjendjen e kaosit në sistemin e drejtësisë mund të përfitojnë vetëm njerëzit e politikës, por edhe njerëzit e drejtësisë pa u gjendur asnjëherë para asnjë përgjegjësie ligjore apo para asnjë llogaridhënie, qoftë edhe penale për veprat e kryera të dyshuara për krim e korrupsion”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”.

Njerëzit e sistemit, me xhepat plot

Profesori universitar Muhamet Kelmendi tha për “Kosova Sot” se jemi dëshmitar të kapjes totale të Prokurorisë së shtetit, po ashtu të Prokurorisë Speciale, si dhe të prokurorive në nivele tjera.”Po qe se merret për bazë pasuria e tyre, si shtëpitë, makinat, banesat, objektet hoteliere etj., sikundër sendet tjera, del se duhet një spastrim total i këtij sistemi me njerëz të prokurorisë. Tërë kohën UE-ja kërkon luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel qendror, ndërsa ne shohim vetëm një aktakuzë të ngritur”, potencoi ai.

Sipas tij, kjo flet vetë për gjendjen që e kemi në sistemin prokurorial, i cili kurrë nuk do të ndryshohet pa ndërrim të tërë- sishëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai shprehet se pa këtë nuk ka hetime dhe prokuroria nuk merret me krimet e mëdha, andaj kërkohet një spastrim i tërësishëm në prokurori, që të kemi prokuror të përgatitur dhe profesional dhe të moralshëm për drejtësi.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.