Fundamenti

Të korruptuarit e zhytën në kaos sistemin e drejtësis

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Në Kosovën e sotme të varfër janë bërë tejet të pasur një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe bashkë me ta edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë nga administrata publike, derisa korrupsioni masiv vërehet sidomos aty ku pagat merren afërsisht të njëjta, por ndonjëri ka krijuar pasuri enorme e tjetri jeton me qira. Kjo pasuri e fituar shpejt dhe e pajustifikueshme ngre edhe dyshimin e analistëve se në çfarë forme është bërë ajo.

NEVOJITET PROCESI I VETTING-UT PËR TË VERIFIKUAR PASURINË E GJYQTARËVE E PROKURORËVE

“Një verifikim i pasurimit të përshpejtuar do ta nxirrte vendin nga kriza, pasi do të fillonte të ndahej shapi nga sheqeri. Me pasurinë e krijuar në mënyrë të pandershme do të duhej të merrej prokuroria dhe shteti i Kosovës, ashtu siç do të duhej të merrej, po kjo prokurori dhe shteti ynë edhe me pasuritë e pandershme në fushën e dijeve për t’ua verifikuar edhe titujt akademikë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani

Kelmendi: Do të duhej që patjetër të hetohet prejardhja e pasurisë së prokurorëve e gjyqtarëve përmes VETING-ut

Në Kosovën e sotme të varfër janë bërë tejet të pasur një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe bashkë me ta edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë nga administrata publike, derisa korrupsioni masiv vërehet sidomos aty ku pagat merren afërsisht të njëjta, por ndonjëri ka krijuar pasuri enorme e tjetri jeton me qira. Kjo pasuri e fituar shpejt dhe e pajustifikueshme ngre edhe dyshimin e analistëve se në çfarë forme është bërë ajo. Së këndejmi është shtruar edhe çështja se si mund ta arsyetojnë pasurinë e tyre aq të lartë (milionëshe) disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e drejtësisë kosovare, por po ashtu edhe ata në administratën publike shtetërore, teksa marrin paga të barabarta, por që disa nuk ua dinë ‘skajin’ pasurisë së tyre e disa të tjerë jetojnë me ‘qira’.

FIDANISHTJA

Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se pasuritë e fituara në mënyrë joligjore nuk mund të arsyetohen në asnjë mënyrë, dhe ajo pasuri e krijuar me rrugë antiligjore nuk mund të fshihet e as të kamuflohet, pasi dikush është bërë i pasur, ndërsa ka pagën- rrogën e njëjtë në nivelin e njëjtë të punës, derisa, siç tha, njëri zyrtar është bërë tejet i pasur, ndërsa të tjerët jetojnë me mund e sakrifica me të ardhurat e tyre të kufizuara. Po ashtu, sipas tij, sot në Kosovën e varfër janë bërë të pasur edhe gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe bashkë me ta edhe zyrtarë shtetërorë nga administrata publike, ku korrupsioni masiv vërehet sidomos aty ku pagat merren nga shteti dhe institucioni mbahet nga shteti, në kohën kur asnjëri sish nuk drejton veprimtari fitimprurëse, por pasuria e tyre është enorme, madje e krijuar vetëm në kohën e pas luftës, kur administrata kishte rrëmujë në aspektin organizativ. “Askush nuk mund ta justifikojë se pasuria e tyre është bërë nga kursimet e tyre, nga ato paga që i kanë marrë nga shteti, po ashtu askush nuk mundet ta justifikojë pasurinë marramendëse se i paskan ndihmuar vëllezërit dhe familjarët që punojnë në botën perëndimore. Kur jemi këtu është mirë t’u shikohen formularët për deklarim për të parë se cilët zyrtarë, kryetarë komunash dhe drejtues shtetërorë kanë mashtruar administratën e vendit me deklarata të tilla, të cilat i mbulojnë shpëlarjet e parave në emër të familjarëve, të cilët punuakan diku në Perëndim. Prandaj, një verifikim i pasurimit të përshpejtuar do ta nxirrte vendin nga kriza, pasi do të fillonte të ndahej shapi nga sheqeri. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, dhe duhet të ndodhë, pra kategorizimi i shoqërisë kosovare, atëherë automatikisht krijohen dy shtresa: të ndershëm dhe të pandershëm, kurse me pasurinë e krijuar në mënyrë të pandershme do të duhej të merrej prokuroria dhe shteti i Kosovës, ashtu siç do të duhej të merrej po kjo prokurori dhe shteti ynë edhe me pasuritë e pandershme në fushën e dijeve për t’ua verifikuar edhe titujt akademikë të gjithë zyrtarëve të lartë”, ka thënë ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Dibrani: Pasuria e paligjshme lehtë verifikohet

Ndërsa, sa i përket asaj se a është në gjendja drejtësia kosovare, që tërë- sisht të merrej me raste të rënda, kjo, sipas tij, është një pyetje që do përgjigje, prandaj Kosova duhet të ndihmohet nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta kaluar këtë krizë profesionale në fushën e drejtë- sisë. “Megjithatë janë shumë lëndë dhe me mijëra raste, të cilat nuk kërkojnë profesionalizëm të shtuar dhe as dije të larta, sepse pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve nga administrata shtetërore, duke mos përjashtuar as sistemin e drejtësisë, mund ta verifikojë secili qytetar që nuk e ka profesion drejtësinë, pa lë më një jurist i rëndomtë, i cili ka njohje në leximin e ligjeve dhe neneve përkatëse, që përcaktojnë masat ndëshkuese për secilin qytetar që ka shkelur ligjin duke u pasuruar në mënyrë antiligjore. Por, nëse duam ta shpëtojmë Kosovën me faqe të bardhë, sistemi i drejtësisë duhet t’i nënshtrohet modelit të Vetting-ut”, ka vijuar më tej ai.

Dibrani ka shtuar se vetëm modeli i Vetting-ut e shpë- ton Kosovën, ngase vetëm ligjet do t’i detyrojnë zyrtarët për vetë- pastrim, i cili do ta shpëtonte drejtësinë dhe Kosovën. “Do të ishte mirë që modeli i Vetting-ut, të shtrihej në të gjitha nivelet, kurse KQZ-ja ta përdorte për t’i kushtëzuar zyrtarët e pushtetit lokal për t’i pastruar listat zgjedhore në ato nivele, për t’i zgjeruar kërkesat edhe për lista zgjedhore për pushtetin qendror. Nëse ky model do të vihet në funksion, Kosova shumë shpejt del nga ky kaos, nga kjo anarki, e cila e ka degjeneruar jetën politike dhe shtetërore në Kosovë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani.

Analisti tjetër, Naim Kelmendi, thotë se asfarë drejtësie nuk mund të ndajnë ata prokurorë dhe gjyqtarë të inkriminuar, derisa kanë krijuar pasuritë e tyre në mënyrë të paligjshme dhe të dyshimtë. Sipas tij, ajo pasuri është krijuar përmes krimit të organizuar duke trafikuar drejtësinë. Kelmendi thotë se këta gjyqtarë dhe prokurorë janë kurdoherë ana më e keqe e drejtësisë dhe i japin imazh të keq vetë sistemit. “Do të duhej që patjetër që të hetohet dhe të vërtetohet prejardhja e pasurisë së tyre, pra kjo me një reformë përmes VETING-ut në drejtësi që do t’i pastronte nga sistemi këta gjyqtarë e prokurorë, të cilët dyshohet se krejt në mënyrë të paligjshme i kanë arritur pasuritë e tyre, pasi duke e pasur drejtësinë si levë për interesat e tyre, ata janë edhe trafikuesit dhe abuzuesit e drejtësisë, ngase vetë pasurimi i tepërt i këtyre del i pajustifikueshëm dhe i paarsyetueshëm në raport me të ardhurat e tyre. Duhet patjetër që të luftohet krimi në sistemin e drejtësisë, dhe kjo bëhet vetëm atëherë kur do të vihen para drejtë- sisë edhe këta shkelës të saj apo të japin llogari para ligjit dhe të largohen më pastaj nga sistemi i drejtë- sisë”, ka theksuar ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.