ARKATANA

Të konkretizohet lidhja speciale Kosovë-SHBA

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Burim Ramadani – Lidhja speciale midis Kosovës dhe SHBA-ve është historike dhe qytetare, bazuar në vlerat e lirisë, dinjitetit, paqes dhe demokracisë. Populli dhe institucionet e Kosovës janë përkrahësit më të fuqishëm për politikat amerikane të jashtme dhe të sigurisë, sikurse edhe për vlerat fundamentale demokratike.

Besoj se është momenti më i duhur që institucionet e Kosovës të drejtojnë edhe zyrtarisht kërkesat shtetërore për Qeverinë Amerikane:

1. Republika e Kosovës kërkon nga Qeveria Amerikane vendosjen e prezencës së përhershme ushtarake. (Për këtë qëllim, Kosova i ofron hapësirën territoriale në mënyrë të plotë dhe të pakufizuar, si dhe merr përsipër përmbushjen e kornizës ligjore të nevojshme.)

Hidromorava

2. Republika e Kosovës kërkon nga Qeveria Amerikane mbështetjen për një Plan Gjithëpërfshirës në Ekonomi, Arsim dhe Kapacitete Institucionale 2018-2028. (Për këtë qëllim, Kosova do të themelojë një ekip gjithëpërfshirës në nivel ekspertësh.)

3. Republika e Kosovës kërkon nga Qeveria Amerikane liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. (Për këtë qëllim, institucionet e Kosovës do të fillojnë shqyrtimin e detajshëm dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme.)

4. Republika e Kosovës kërkon nga Qeveria Amerikane inkurajimin e ndërmarrjeve të fuqishme për investime direkte në Kosovë. (Për këtë qëllim, institucionet e Kosovës do të përgatisin planin gjithëpërfshirës për ofrimin e bashkë-investimit të arsyeshëm dhe dobiprurës në resurset natyrore të veçanta për Kosovën dhe rajonin.) Urime 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.