Te këneta
Eja dalim te këneta, Moj xhaketa gjelbërore, Kur të desha nuk të gjeta, Eja dalim te këneta
Kur të desha nuk të gjeta
Moj xhaketa gjelbërore
Nepër vende më të nxehta
Këmbejmë puthje engjëllore
Nëpër vende më të nxehta
Të na djegin këmbët prore
Këmbejmë puthje engjëllore
Eja dalim te këneta
O moj buza e pa sosur
Vite vitë të kërkova
Ta du faqen mavijosur
O moj buza e pasosur
Ta du faqen mavijosur
Vjollcëruar kafshëruar
Vite vite të kërkova
Te këneta përmalluar
Sa të bie natë e parë
Sa të shuhen dritat fare
Të më bëhesh jargëtare
Sa të bie natë e parë
Të më bëhesh jargëtare
Gurëzuar misëruar
Sa të shuhen dritat fare
Sa të dridhesh pa pushuar
Fatos Rushiti


