Të jetosh me Diabetin

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte glukoze( ose sheqeri) ne gjak. Ky nivel i larte glukose eshte i shkaktuar nga paftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur sheqerin. Mjekesia akoma nuk e di me saktesi perse ndodh nje gje e tille dhe e kane quajtur shkakun: sindroma x, por pergjithsisht besohet se faktoret kryesore qe cojne ne diabet jane : gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshem, mungese aktiviteti fizik, mbipesha.
SYMPTOMAT, JO SHKAQET
Historikisht mjekimi i diabetit eshte bere duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet qe e shkaktojne ate. Kjo tregon se shume ilace per diabetin parandalojne ate qe diabeti shkakton si per shembull etjen e tepruar, urine, urinimin, irritimin, dobesine the lodhjen. Keto ilace i lehtesojne keto simptoma por ato nuk funksonojne duke bere Organizmin me te ndjeshem ndaj insulines, qe eshte shkaku i 95% te rasteve te diabetit tipi2.
Shumica e ketyre ilaceve funksionojne duke rritur sasine e insulines se prodhuar nga organizmi, ngadalesuar clirimin e glukozes nga melcia ose duke ngadalsuar thithjen e ushqimit nga zorret. Perderisa keto ilace nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines keto ilace nuk e fitojne dot luften kunder diabetit ato vecse ju ndihmojne ne nje beteje te humbur.
Diabetiket qe mbeshteten shume ne ilace pergjithsisht nuk e kontrollojne mire nivelin e glukozes ne gjak. Ne fakt sa here qe glukoza leviz ne zonen e rrezikshme (200 mg/dl) me shume dem i behet trupit dhe mundesia per komplikacione rritet. Kjo u provua ne testimin e madh 10 vjecar qe instituti kombetar amerikan i shendetit beri mbi kontrollin e glukozes tek diabetiket. Studimi tregoi se hiperglicemia (nivel i larte i sheqerit ne gjak) con ne dem nervor dhe vaskular qe nga ana e tyre rrezikojne syte, nervat dhe veshkat. Megjithkete studimi nxorri se kontrolli i kujdesshem i glukozes me ane te nje regjimi te rrepte dhe ushtrime fizike e ul rrezikun per komplikacione nga 50% deri ne75%.
ILACET KUNDRA DIABETIT
Doktoret kane 5 kadegori ilacesh per trajtimin e diabetit tipi2, te gjithe ato kane efekte anesore. Dhe nuk ndihmojne nese perdoren te vetem kundra semundjes. Te gjitha keto ilace kerkojne qe se bashku me to te merren masa te tjera per luftimin e diabetit (dieta + ushtrimet fizike+ etj). Nese nuk perfshihet te pakten dieta dhe ushtrimet fizike ju vecse po luftoni nje beteje te humbur kunder nje semundje qe nuk ndalet kurre pavaresisht se ju mund te perdorni ilacin me te fuqishem qe egziston.
Mjekemi me insulinë
Shumë të sëmurë me diabet duhet ti shtojnë djetës dhe ushtrime fizuke edhte e provat e perditshme të nivelit të glikozës si edhe ineksione të shpështa të insulinës. Disa të sëmurë më diabet të tipit 2, nga që u përmirësihet shëndeti me anë të djetës dhe një program të mirë ushtrimesh, kanë pasur mundësi te paktën për ca kohe, ta ndërpresin mjekimin me indulinë.
Gjithsecili, edhe po qe se i duhet të marrë insulin, i sëmuri nuk ka pse të ndihet i shkurajuar.
Përse ky emër?
Termi mjekësor për dibetin ose “diabetes mellitus” vjen nga dy fjalë greke e do të thotë “të shkarkosh”, kurse e dyta është fjalë latine e do të thotë “ I ëmbel si mjaltë”. Këto fjalë e përshkruajnë më së miri sëmundjen, sepse te një i sëmurë më diabet, uji kalon nëpër trup sikurse të ishte duke u shkarkuar nga goja nëpër rrugët urinare e jashtë trupit. Vec kësaj, urina ka përmbajtje sheqeri . Madje, para se te zbuloheshin metodat më të efekshme, për të provuar nëse dikush vuante nga diabeti, e hidhnin urinen e pacientit afer një foleje milingonash. Nëse kjo i terhiqti insektet, kuptohej që urina kishte përmbajtje sheqeri.
Eralda Zito