Fundamenti

Të jesh student i Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fakulteti Juridik i Universitetit “Kadri Zeka” gjatë muajit Korrik 2015 shënoi dy vjetorin e gjeneratës së parë në këtë Fakultet, sikur fakultet tjera prej themelimit të Universitetit Publik në Gjilan. Gjatë këtyre dy viteve kemi pasur sfida të ndryshme të cilat i kemi tejkaluar me suksese, ku çdo vit ka pas rëndësinë e vetë duke treguar edhe suksese në anën mësimore akademike por duke realizuar edhe shumë aktivitete të cilat kanë qenë në dobi të studentëve thotë Arlind Ajvazi.

Ajvazi thotë se më 6 maj 2015, kanë mbajtur edhe zgjedhjet e para studentore për Parlament dhe Këshill Studentor, ku studentët i zgjedhën përfaqësuesit e tyre për mandatin 2 vjeçar për t`i udhëhequr, karakteristikë e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja e madhe e studentëve në votim.

Gjatë dy viteve të para si Këshill Studentor i Fakultetit Juridik kemi realizuar mbi 50 aktivitete ku studentët kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar drejtpërdrejt prej tyre, duke realizuar :Vizita të ndryshme me karakter studimor, si ajo në Komunën e Bujanovcit, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Universitetin “Ukshin Hoti” – Prizren, Kuvendin e Kosovës, Gjykatën Themelore në Gjilan, Around Kosova dhe vizita tjera ku studentët nga afër janë njoftuar për funksionimin e këtyre Institucioneve dhe organizimin e tyre.

Trajnime në fusha të ndryshme, si: Hartim dhe Menaxhim të Projekteve, Përpilim të CV-ve, Përpilimi i Kontratave, Vullnetarizëm, Shkolla dhe Komuniteti dhe trajnime tjera ku studentët pjesëmarrës janë certifikuar për trajnimet relevante.

Aktivitete Sportive – Humanitare, duke organizuar 5 turnire në futboll të vogël, prej tyre 2 humanitar, ku të hollat që janë grumbulluar nga këto turnire janë shpërnda për kolegët studentë që kanë pas nevojë.

Aktiviteti tjera vetedijesuese si kampanja “Ta pastrojmë Kosovë” ku kanë qenë mbi 100 studentë vullnetar nga Fakulteti Juridik në këtë aktivitet, pastaj edhe aktiviteti tjera për pastrim si në “Liqenin e Përlepnicës” dhe atë të “Badovcit”. Gjithashtu kemi organizuar edhe shumë debate për tema të ndryshme së bashku edhe me Parlamentin Studentor dhe Këshillat Studentore të Fakulteteve tjera.

Uji Dea

Ajo që vlen të ceket gjatë këtyre dy viteve është bashkëpunimi i shkëlqyer që kemi pas me Dekanin e Fakultetit Juridik, Flamur Hyseni dhe Administratën e Fakultetit, ku çdo vërejtje dhe sugjerim që kemi pas kemi hasë në mirëkuptim nga ta, duke na përkrahur në shumicën e aktiviteteve që kemi realizuar.

Ajvazi tha se Këshilli i Fakultetit Juridik ka edhe planprogramin për udhëheqjen e mandatit tjetër 2 vjeçar pas besimit të marrë nga studentët me 6 Maj 2015, ku do të vazhdojmë me realizimin e vizitave të ndryshme studimore, organizmin e moduleve të ndryshme të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera ku përfitues do të jenë vetë studentët.

Vlen të potencohet se, jemi në përpjekje të vazhdueshme të ndërtimit të raporteve korrekte akademike mes stafit akademik dhe përfaqësuesve legjitim të studentëve, për çka tanimë kemi rezultate konkrete. Transparenca e vlerësimit është korrekte dhe në nivel të lartë, dhe krejt kjo është bërë pas insistimit tone të vazhdueshëm.

Këshilli i Fakultetit Juridik përbëhet nga 33 anëtar të përgjithshëm, dhe kryesisë së ngushtë e cila ka këtë përbërje: Arlind Ajvazi kryetar, nënkryetar: Jahi Hyseni, Shpend Rexhepi, Ilaz Ahmeti dhe Albina Latifi, sekretare: Edona Selimi, zyrtare për Informim: Aferdita Aliu.

Gjithashtu Këshilli ka edhe komisionet e veta brenda vetë këshillit:Komisioni për të drejtat e Studentëve, Komisionin për aktivitete sportive, Komisioni për çështje organizimi dhe humane, Komisioni për Informim, Komisioni për ankesa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.