Hidromorava

Të institucionalizohet mësimi shqip

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Mësimdhënësit shqiptarë në diasporë kërkojnë që qeveria e Kosovës të mbështes më shumë iniciativën për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë. Në pjesën e parë të vitit 2012 nga Ministria e Diasporës (MeD) ka filluar iniciativa për “Institucionalizimin e arsimit në diasporë”, që ka arritur në fazën e diskutimit publik me mësues të diasporës. Sipas të dhënave zyrtare në mësim plotësues marrin pjesë një numër i vogël i nxënësve.

Shteti suedez është ai që prinë në mësim plotësues dhe i cili institucionalisht mbështet dhe financiarisht këtë mësim, ndërsa Zvicra dhe Gjermania ku jeton pjesa më e madhe e diasporës, në disa kantone e kanë të rregulluar mësimin plotësues shqip e disa jo, po ashtu Austria, Franca…Përfaqësues të MeD thonë se institucionalizimi i mësimit plotësues do të mbronte identitetin e shqiptarëve dhe ndihmonte integrimin e tyre, dhe sipas tyre ka filluar dhe po punohet për ta jetësuar.

Kërkohet institucionalizimi më i shpejtë i mësimit shqip

Nëse nuk ndërhyhet me institucionalizim mësimi plotësues i krijuar dhe ruajtur kontinuitetin tash e 20 vjet në kuadër të shoqatave rrezikohet të shuhet. Nexhmie Mehmetaj është një nga rreth 100 mësimdhënësit shqiptar në Zvicër që mbajnë mësimin plotësues shqip. Mehmetaj për herë të parë ka filluar të mbajë këtë mësim para 20 vjetësh në kanton in Jura. Ajo rrëfen për “Zërin” se diaspora shqiptare e krijuar në vitet 90-ta, nga të migruarit që për shkak të largimit nga puna dhe bindjeve politike lanë Kosovën dhe shkuan në vendet e perëndimit, i shtyri të organizohen që të ruajnë indentitetin në kuadër të shoqatave si rezultat i së cilës u krijua Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë dhe Shoqata e prindërve shqiptar që më vonë (1994) u bashkuan nën emrin Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH).

Mërgimtarët shqiptar, kryesisht mësimdhënësit dhanë mësim plotësues shqip pa kompensim, dhe sipas Mehmetajt po vazhdon dhe sot të ndodh kështu. Ajo thotë se gjërat kanë lëvizur vetëm në atë drejtim që prindërit të vetëdijesohen të paguajnë shpenzimet e rrugës mësimdhënësve, përndryshe në kushte të jashtëzakonshme për disa vjet, edhe shpenzimet e rrugës paguheshin nga vet mësimdhënësit.. “Fillimisht kam dhënë mësim dhe biletën ma ka paguar bashkëshorti”. Nezir Mehmetaj, bashkëshorti i Nexhmijes i burgosur dy herë nga sistemi serb do ta përkrah (Nexhmijen) duke bërë punë të rëndomta që të mbajë vet familjen me një pagë dhe të paguajë dhe shpenzimet e bashkëshortes së tij për të dhënë mësim shqip plotësues. “Edhe sot e kësaj dite mësimi në Zvicër mbahet fal kontributit të mësimdhënësve. Prindërit paguajnë vetëm shpenzimet e rrugës.

Ndërsa shteti lëshon objektet shkollore të mbahet mësimi”. Në qoftëse nuk ndërhyhet institucionalisht ajo paralajmëron se LAPSH-i edhe mund të shuhet bashkë me mësimin. Mehmetaj kërkon që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT), Ministria e Diasporës dhe qeveria në përgjithësi të vërë kontakte me shtetet në perëndim dhe të legalizojë mësimin dy gjuhësor në diasporë, pasi sipas saj ka prindër që shprehin drojë dhe nuk sjellin fëmijët në mësim plotësues nga frika se mos nuk tregohen të suksesshëm në shkollë, ndonëse përmend se shkenca ka dëshmuar se fëmijët që njohin mirë gjuhën amtare janë të suksesshëm më shumë në mësime dhe lëndë tjera. Ajo thekson se mësimdhënësit e diasporës kanë bërë një mund që nuk nënkupton të vazhdojë gjithë jetën, por tash të institucionalizohet. “Ne nuk kemi filluar të mbarojë kjo punë, por të vazhdohet më tej”, porosit ajo.

Mobi Casa

Shteti të përkujdeset për mësimin plotësues në Gjermani

Njëjtë dhe mësimdhënësit në Gjermani kërkojnë që institucionalizimi të përshpejtohet. Xhemshir Haziri është një nga mësimdhënësit që ka mbushur 30 vjet punë në mësimin plotësues shqip. Ai tregon se kur ka shkuar në Gjermani dhe deri në vitet e 80-ta dhe 90-ta shumë lande kanë paguar mësimdhënësit që kanë dhënë mësim shqip. Mirëpo, sipas tij ky numër tash ka rënë vetëm në dy lande që institucionalisht bëjnë financimin e mësimit plotësues shqip. Tash në Gjermani, ai thekson se janë rreth 60 mësimdhënës shqiptar, dhe prej tyre 27 financohen nga shteti gjerman, kurse të tjerët me përkrahjen financiare të prindërve, e disa mësimdhënës japin mësim dhe në baza vullnetare. Por, Haziri thotë se tash që është krijuar shteti i Kosovës dhe MeD, duhet të punohet për institucionazimin e mësimit shqip iniciativë kjo sipas tij do duhej të ndërmerrej kohë më parë. “MeD është duke bërë përpjekje maksimale të ndihmojë mësimin shqip. Na kanë pajisur shkollat me libra falas për ciklin e ultë dhe atë të lartë të fillores. Ndërsa, edhe me mijëra lektyra janë vendosur në kuadër të bibliotekave ku ka nxënës shqiptar për nxënës që nga klasa e parë deri tek e dhjeta”, tha Hazir

Suedia shteti model për mësimin plotësues në diasporë

Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani” (SHSHAKSHS) e themeluar në nëntor të vitit 2011 ka thënë për gazetën se që nga themelimi kanë dhënë kontribut për ruajtjen e traditës kombëtare të shqiptarëve në këtë shtet. Ibrahimi tha se kjo shoqatë këtë e ka bërë sidomos përmes botimit të librave të ndryshëm nga fusha e publicistikës, romane, poezi, fjalor, libra shkollor…Numri i librave të botuar, sipas tij, ka arritur në 140 me mbështetjen e biznesmenëve shqiptar që Suedi. Megjithëse, ka theksuar dhe përkrahjen e shtetit suedez në disa komuna për shoqatën.

Kurse, në përgjithësi ai ka thënë se mbështetja e këtij shteti ka qenë dhe pika qendrore e “Sesionit të dytë shkencor” të mbajtur në qytetin Landskrona, të shtunën, ku është bërë promovimi i librit “Thesari kombëtar II”, për pavarësinë e Kosovës, që ka në përmbajtje dhe kontributin e miqve suedeze që lobuan para luftës kundër dhunës serbe ndaj popullatës civile në Kosovë dhe pro pavarësisë së Kosovës. Në këtë promovim kanë marrë pjesë personalitete të larta shqiptare si dhe të shtetit suedez. Ibrahimi ka paralajmëruar se si shoqatë shumë shpejt do të anëtarësohen dhe në sistemin suedez. Suedia ligjërisht ka njohur mësimin plotësues shqip. Këtë e konfirmon dhe Isuf Bajraktari mësimdhënës i gjuhës shqipe në këtë qytet tash e 17 vjet. Ai tha se janë 400 nxënës shqiptar dhe që mësojnë shqipen nga gjashtë mësimdhënës.

Suedia, ka theksuar Bajraktari, është vendi që ligjërisht ka të inkuadruar lëndën e gjuhës shqipe në shkolla ku ka fëmijë shqiptar dhe gjithë mësimdhënësit që japin shqip kanë marrëdhënie të rregullt pune. Ymer Avdiu, ushtrues detyre i drejtorit për politika të diasporës ka thënë se Suedia është shteti që duhet të merret model sesi ka organizuar mësimin shqip institucionalisht. Avdiu ka theksuar se MeD në fushën e arsimit prioritet ka institucionalizimin e arsimit dhe se për institucionalizimin e mësimit punohet në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë (MASH), MASHT, Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Preshevës si dhe tyre të Malit të Zi. “Punohet në pesë grupe profesionale, me specialist të këtyre vendeve. Kemi ardhur në fazën e diskutimit publik me mësues të diasporës, për arsye se duhet të merret dhe mendimi i tyre”. MeD, sipas tij ka për synim përkrahjen dhe rritjen e identitetit të mërgimtarëve, bazuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe lidhjen e tyre me vendlindjen dhe gjithashtu të ndihmohet në integrimet e tyre në vendet ku janë.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.