Fundamenti

Të hiqet kuota për studentët e Luginës në Universitetin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në një takim të përbashkët në mes të Arben Dërmakut kryetar i Këshillit për themelimin e Universitetit të Gjilanit me liderët e Luginës Nagip Arifi e Ragmi Mustafa është kërkuar heqja e kuotës për studentët e Luginës që dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Gjilanit. Arben Dërmaku tha se Universiteti i Gjilanit do të jetë i hapur për studentët nga Lugina. Ne ende nuk e dimë numrin e saktë sa do të pranohen, por sigurisht për këtë do të vendos Bordi i Universitetit tha ai.

“Studentët e Luginës do t`i kenë dyert e hapura dhe do të jenë të mirëseardhur në Universitetin e Gjilanit për të studiuar”. Kështu u shpreh Arben Dërmaku kryetar i Këshillit për themelimin e Universitetit të Gjilanit gjatë një bashkëbisedimi që ka pasur të mërkurën me liderët e Luginës, Nagip Arifin dhe Ragmi Mustafa raporton rajonipress.

Arben Dërmaku tha se i ka njoftuar liderët e Luginës me kushtet që aktualisht i disponon Universiteti i Gjilanit dhe me mundësin e rritjes së numrit të studentëve të Luginës që dëshirojnë të studiojnë në Gjilan.”Ne jemi të hapur për studentët e Luginës, por edhe për kuadrin e atjeshëm sepse ne si Universitet i ri do të kemi nevojë edhe për profesor e mësimdhënës nga ai rajon. Nuk e dimë numrin e saktë të studentëve që do të marrim, por sigurisht që ai do të jetë i mjaftueshëm dhe në harmoni me kriteret e Universitetit të Gjilanit” tha Dërmaku.

Dërmaku tha se Universiteti i Gjilanit ka edhe potencial kadrovik edhe infrastrukturë për të pritur numrin e studëntëve nga Lugina.

Kurse Nagip Arifi tha se Lugina e Preshevës e ka pritur me entuziazëm hapjen e Universitetit të Gjilanit sepse kështu na është hapur një dritare më afër. Arifi tha se shumë shpejt ky Universitet edhe mund të hap degët e veta edhe në Bujanoc e Preshevë dhe ne sot i kemi ofruar numrin e maturantëve të Luginës tha ai.

FITORJA

Ndërkaq Ragmi Mustafa ka qenë më i prerë rreth kërkesës së studentëve të Luginës që dëshirojnë të studiojnë në Gjilan. “Nuk mund t ketë kuotë për studentët e Luginës” tha Mustafa.

Mustafa tha se edhe studentët e Preshevës kanë shprehur interesim për të studiuar në Gjilan dhe ne jemi shumë të interesuar që pas tri vitesh të hapen degët e këtij universiteti edhe në Preshevë.

Mustafa tha se Universiteti i Gjilanit është një dritare e mirë dhe tani studentët e Luginës nuk kanë nevojë të studiojnë në Novi sad apo Beograd dhe të maltretohen nëpër universitet private e politike.

Ndryshe Arben Dërmaku tha se takime të tilla do të ketë edhe në ardhmen me të gjithë të interesuarit e Luginës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.