ARKATANA

Të hetohen “veteranët” e rrejshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të “konvertuar” në politikë, e konsiderojnë skandaloz numrin e veteranëve të UÇK-së që ka nxjerrë Komisioni Qeveritar për Verifikimin e tyre. Sipas ish-guerilëve, numri prej 46,230 është tepër i fryrë, dhe se në luftë kanë qenë vetëm gjysma e tyre. Derisa disa nga ta kërkojnë nga Prokuroria të merret me këto raste, ka të tjerë që kërkojnë kategorizimin e tyre, kush sa ka luftuar.

Ndërsa të pyetur nga gazeta “Zëri”, rreth një hetimi të mundshëm të Prokurorisë në lidhje me këto lista, Prokuroria e Shtetit nuk i mohon këto lista dhe manipulimet e mundshme. “Ju informoj se Prokurori i Shtetit vepron dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që ka, në secilin rast që gjen elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer vepra, pa e përjashtuar edhe rastin për të cilin keni pyetur”, thuhet në përgjigjen dhënë gazetës “Zëri”.

Hidromorava

Rrustem Berisha, deputet i AAK-së, si dhe ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka thënë se secili komandant e ka përgjegjësinë për ushtarët e vet dhe në rast se i ka evidentuar të gjithë në mënyrë të saktë ose nëse nuk i ka evidentuar si duhet.

“Unë jam përgjegjës për Brigadën 138 edhe për Ministrinë e Mbrojtjes të ministrit Ahmet Krasniqi, edhe unë për numrin e aty pjesëtarëve e konfirmoj edhe dëshmoj se është numër i saktë. Ndërsa për numrin e përgjithshëm mendoj se për këtë duhet të pyetni më mirë njerëzit që kanë qenë përgjegjës në atë kohë”, ka thënë Berisha./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.