Të hënën në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Gjilan – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, të hënën fillon me fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor.

Dezinsektimi përfshinë qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe do të zgjas pesë ditë me radhë, nga 16-20 korrik.

I pari i shëndetësisë në Gjilan ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).