Të gjithë të hapur për koalicione

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Partitë kryesore në skenën politike janë të hapura për koalicione në zgjedhjet e ardhshme nacionale, duke mos e përjashtuar njëra-tjetrën nga kalkulimet për formimin e një qeverie të ardhshme. Kështu kanë theksuar për Telegrafin zyrtarët e PDK-së dhe AAK-së.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati shprehet se PDK-ja është e hapur për krijimin e koalicioneve në të ardhmen, edhe pse deri më tani nuk e kanë menduar se me kënd do të mund t’i bënin koalicionet.

“Ne si parti kur marrin vendim për krijimin e koalicione të mundshme, ato i bëjmë të njohura për publikun. Megjithëse, anëtarësia e PDK-së, është angazhuar çdo herë që zgjedhjet t’i fitojë vetëm, pa hyrë në koalicione”, tha Musmurati për Telegrafin.

Uji Dea

Në anën tjetër, Deputeti i Aaleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka deklaruar se nuk mund ta parashikojë prej tash se a do hynte partia e tij në koalicion me LDK-në, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke komentuar deklaratat e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa se elektorati i LDK-së koalicion me AAK-në deputeti Gjini ka theksuar se një gjë është e qartë, “AAK-ja asnjëherë nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë”.

“Edhe kryetari Ramush Haradinaj e ka përmendur këtë mundësi së fundi gjatë deklarimeve në media”, shprehet Gjini. (B.Devolli) /Telegrafi/