ARKATANA

Të gjithë të çmendur pas Shaqirit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Duke u bazuar në ato që zbulojnë media të ndryshme nuk janë vetëm Juventusi dhe Atletico e Madridit, dy klubet që dëshirojnë të afrojnë në skuadrat e tyre Shaqirin.

Deklaratat e dhëna së fundmi nga kajzeri Franz Beckenbauer se Xherdan Shaqiri do të largohet nga Bayerni në merkaton e ardhshme, kanë bërë që të shtohet numri i skuadrave pretendente që kërkojnë të kenë shërbimet e futbollistit 23-vjeçar. Duke u bazuar në ato që zbulojnë media të ndryshme nuk janë vetëm Juventusi dhe Atletico e Madridit, dy klubet që dëshirojnë të afrojnë në skuadrat e tyre Shaqirin pasi edhe Arsenali, Liverpooli, Napoli dhe Interi e pëlqejnë tejmase lojtarin e kombëtares zvicerane.

ARKATANA

Gjithsesi për të lënë të lirë Shaqirin në merkaton e muajit Janar, Bayerni kërkon 2 milionë Euro për huazimin dhe 15 milionë Euro të tjera për blerjen përfundimtare të 23-vjecarit verën e ardhshme. Të kaltërit e Benitez janë skuadra më e fundit që i janë shtuar radhës së gjatë të ekipeve pretendente që kërkojnë shërbimet e Shaqirit.

Dëmtimi i Lorenzo Insignes ka vënë në alarm drejtuesit e Napolit të cilët shohin te ish lojtari i Baselit zëvendësuesin ideal të 23-vjeçarit italian. Por pavarësisht përpjekjeve të klubit napoletan në radhë të parë për të marrë shërbimet e Shaqirit qëndrojnë Juventusi dhe Liverpooli, dy klube që e kanë shprehur prej kohësh interesimin e tyre për 23-vjeçarin nga Gjilani./sp/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.