Fundamenti

Të gjithë pro zgjedhjeve, GDP-ja kundër

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Partitë politike nga pushteti dhe opozita, përpos Grupit të Deputetëve të Pavarur, janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për shkak të vështirësive të funksionimit të koalicionit qeverisës. Vetëm deputetët e ndarë nga lëvizja “Vetëvendosje” (GDP) janë kundër zgjedhjeve e madje janë shprehur të gatshëm edhe ta ndihmojnë Qeverinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) para dy ditësh ka kërkuar nga partitë politike që ta caktojnë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Një kërkese të tillë i është kundërpërgjigjur shumë shpejt kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se LDK-ja do ta ketë edhe votën e AAK-së nëse njëmend dëshiron zgjedhje.

United Hospital

Opozita megjithatë e ka vlerësuar këtë si dorëzim të shefit të ekzekutivit, teksa janë zotuar edhe një herë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, shkruan më tutje “Zëri”.

Derisa përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë deklaruar se janë pro rrëzimit të qeverisë, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) kanë bërë të ditur se do ta ndihmojnë Qeverinë pasi nuk ka arsye që vendi të shkojë në zgjedhje.

Ndërkohë, edhe përfaqësuesit e partive të tjera të koalicionit qeverisës (PDK, Nisma e AKR) kanë deklaruar se janë të gatshëm kurdo që mbahen zgjedhjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.