Të gjithë po tallen me Shkodran Mustafin, por kjo statistikë e tij me Arsenalin është thjesht mbresëlënëse
Shkodran Mustafi ka qenë njëri prej futbollistëve më të përmendur tek Arsenali në edicionin e kaluar.
Mbrojtësi nga Gostivari ka qenë shumë herë në qendër të kritikave për shkak të gabimeve katastrofale në mbrojtje për skuadrën e Unai Emeryt, raporton Zëri.info.
Shkaku i gjithë kësaj, mediet në ishull kanë raportuar se Mustafi është vënë në shitje nga drejtuesit e klubit londinez për këtë afat kalimtar.
Megjithatë, ende nuk ka arritur ndonjë ofertë konkrete për transferimin e mbrojtësit shqiptar.
Së fundmi, faqja e njohur “Squawka Football” ka publikuar disa nga statistikat e futbollistëve të Arsenalit për edicionin 2018/2019 në Premierligën angleze.
Aty shihet se Mustafi ka fituar më së shumti duele (200) se gjithë futbollistët tjerë të Arsenalit.
Ndryshe, 27-vjeçari është paraqitur në 31 ndeshje në elitën e futbollit anglez edicionin e kaluar, derisa ka arritur të shënojë dy gola./Zëri.info


