Hidromorava

Të gjithë po flasin për Xhakën, por Admir Mehmedi kishte përgjegjësinë kryesore që Zvicra të kalonte në çerekfinale të Euro 2020

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Admir Mehmedi ishte të hënën mbrëma njëri ndër lojtarët më meritor që Zvicra kaloi në çerekfinale të Euro 2020.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Helvetikët ndihmoi skuadrën e tij që të eliminonte Francën me anë të penalltive.

Ishte minuta e 87-të kur Mehmedi u inkuadrua në lojë në vend të Ricardo Rodriguezit, derisa në atë 90-të, erdhi goli i barazimit me anë të Mario Gavaranovic që u asistua nga Granit Xhaka.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 3-3, derisa në vazhdime portat mbetën të paprekura.

Hidromorava

Kështu, ballafaqimi shkoi në ekzekutimin e penalltive, e Amdir Mehmedi kishte penalltinë e pestë, që rezultoi të ishte e fundit.

Me një gjakftohtësi të madhe, mesfushori qëlloi saktë, duke mposhtur me lehtësi Hugo Llorisin që u hodh në kahun e kundërt.

Presioni më pas ishte te Gjelat dhe Kylian Mbappe, e që ylli i Paris Saint-Germain nuk arriti ta fute topin në rrjetë, pasi Yann Sommer e priti atë.

Mehmedi barti pothuajse barrën më të madhe në penalltitë e realizuara, pasi po ta huqte, do të kishte shtuar presionin te gardiani i Zvicrës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.