Fundamenti

Të gjithë kundër iniciativës së rrezikshme të Thaçit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve po kundërshtohet si nga opozita, ashtu edhe nga drejtuesit e Qeverisë. Ata madje e vlerësojnë të rrezikshme një ide të tillë. Ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar organizim të protestave për ta kundërshtuar politikën e presidentit lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon ta udhëheqë fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi, por nuk po arrin assesi të gjejë mbështetje mbi deklaratat e tij lidhur me këtë proces.

Përkundrazi, pavarësisht se kreu i shtetit për disa herë me radhë ditëve të fundit ka bërë të ditur se do të diskutohet me Serbinë për korrigjim të kufijve, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar të gjitha partitë politike, pozitë e opozitë, pos PDK-së e cila nuk ka pasur një qëndrim zyrtar në këtë drejtim, shkruan më tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Megjithëkëtë, edhe deputetë të ish-partisë së tij, PDK-së, tashmë kanë dalë kundër idesë për korrigjim të kufijve.

Ndërkohë, përderisa përfaqësuesit e LDK-së kanë pohuar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore dhe kushtetuese për ta ndalur presidentin Thaçi, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se do të organizojnë protesta, po qe se Thaçi do të vazhdojë ta dërgojë Kosovën drejt humnerës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.