HW

Të gjithë kundër dëbimit të Luanit në Kosovë, përveç politikanit të ri të CDU-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I riu që është në krye të “Unionit të Nxënësve, Leipzig”, ka dalë me një deklaratë kundër peticionit online të nënshkruar nga më shumë se 4000 veta që angazhihen kundër dëbimit të Luanit.

Ndërkohë që të thuash të gjithë nxënësit e një shkolle të mesme në Leipzig janë ngritur në këmbë për të shpëtuar djaloshin 18 vjeçar, Luanin, nga dëbimi në Kosovë, një politikan i ri i CDU-së ka zgjedhur një reagim të kundërt. I riu që është në krye të “Unionit të Nxënësve, Leipzig”, organizatë e afërt me CDU-në, ka dalë me një deklaratë kundër peticionit online të nënshkruar nga më shumë se 4000 veta, shkruajnë nga dje shumica e mediave gjermane.

Në këtë peticion kërkohet që të mos dëbohet Luani, i cili në një rast të tillë do të ndahej nga nëna e tij e sëmurë rëndë, e cila do të mbetet në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Fundamenti

Peticionin e ka iniciuar shoku i shkollës i Luanit, Benjamini, të cilit pastaj i janë bashkuar shumë nxënës të tjerë dhe jo vetëm nxënës.

Ja se si shkruan kundërshtari i peticionit, nxënës 17 vjeçar i shkollës së njëjtë: “Këtu ka pasur një procedurë të rregullt juridike, në të cilën janë shikuar me kujdes bazat për një të drejtë qëndrimi në Gjermani. Por, rezultati i kësaj ishte hedhja poshtë e kërkesës”. Sipas tij, integrimi i suksesshëm dhe pasja e shokëve të shkollës nuk janë të mjaftueshme për t`i dhënë Luanit të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

http://www.albinfo.ch/te-gjithe-kunder-debimit-te-luanit-ne-kosove-pervec-politikanit-te-ri-te-cdu-se/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.