FIDANISHTJA

Të gjithë kandidatët për kryekomunarë të Anamoravës

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Nga Nexhat Buzuku – Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Izmi Zeka, Nijazi Idrizi (PDK), Lutfi Haziri, Fatmir Rexhepi, Sabit Rrustemi e Lirie Kajtazi (LDK), Rexhep Kadriu (AAK), Ismajl Kurteshi e Avni Rudaku (VV), Omer Daku (AKR). Kamenicë – Shaip Surdulli (LDK), Lulzim Canaj (PDK).Novobërdë – Bajrush Ymeri (LDK).

Zgjedhjet e vjeshtës nuk janë larg. Subjektet politike natyrshëm do të dalin me kandidatët e tyre në garë për ta marr udhëheqjen e komunave, me qëllimin më të mirë që ta avancojnë punën dhe funksionin kryesor të pushtetit komunal – qeverisjen efektive dhe rezultative.

Ata që do të marrin pushtetin nga vota qytetare kanë shumë sfida përballë kërkesave të mëdha qytetare. Mirëpo, secili nga kandidatët që mëton ta marr timonin e komunës është ose duhet të ishte i vetëdijshëm se fjalët dhe premtimet as udhëheqin as zgjidhin problem. Qytetarët do t’u besojnë vetëm programeve qeverisëse dhe në shërbim të qytetarit, dhe jo retorikës së zbrazët dhe tiradave patriotike.

Qytetarët janë mësuar dhe e kuptojnë se zhurma dhe fjalamania nuk i zgjidh problemet e tyre. Përkundrazi, udhëheqësit e mirë flasin më pak, bëjnë pak zhurmë e punojnë më shumë.

Tashmë njëlloj para fushate paraelektorale ka nisur, dhe disa nga subjektet politike kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për kryetarin e ardhshëm të komunës.

Trajtesa që synon të nxjerr emrat e kandidatëve për të parin e komunës në Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë është e bazuar edhe në mendimet, preferencat dhe opinionet e individëve të moshave, partive e gjinive.

Radhitjen e emrave të kandidatëve po e bëjmë sipas subjekteve që udhëheqin në komunat përkatëse.

Gjilan – Emrat që përmenden për të parin e Komunës nga PDK-ja: Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Izmi Zeka dhe Nijazi Idrizi (ende pa kandidat për shkak të zvarritjes së zgjedhjes së kryetarit të degës së partisë).

LDK – Lutfi Haziri, Fatmir Rexhepi, Sabit Rrustemi, Lirie Kajtazi (Lutfi Haziri i propozuar nga lideri i partisë, Isa Mustafa).

AAK – Rexhep Kadriu (kryetar i Degës së AAK-së, i propozuar nga strukturat e partisë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e vjeshtës).

ARKATANA

AKR – Omer Daku (kryetar i Degës së AKR-së, kandidat për kryetar komune).
VV – Ismajl Kurteshi e Avni Rudaku (i pari kryetar i Qendrës për Gjilan dhe i dyti nënkryetar). VV-ja u radhit e fundit jo për fuqinë politike por për shkak të mosqenit në Kuvendin Komunal, pasi nuk ishte pjesëmarrëse në zgjedhjet e fundit komunale. Për VV-në nuk kemi informacion nëse ka dal me kandidatin për kryetar komune, por emrat më të përfolur në opinionin publik edhe për përformancën e tyre janë emrat që i spikatëm në fillim – I.Kurteshi dhe A.Rudaku.

Edhe të tjerët janë të mendimit se gara do të jetë e fortë mes LDK-së – PDK-së –VV-së dhe AAK-së. Balotazhin do ta ndajnë dy nga këto katër subjekte që u përmendën më lartë. Nëse do të shkojnë në balotazh numrat tek apo çift apo njëri tek dhe tjetri çift, sipas radhitjes që e kemi në shkrim, mbetet të shihet në vjeshtë.

Qytetarët kanë deklaruar se zvarritja e mëtejme e zgjedhjes së kryetarit të Degës së PDK-së në Gjilan dhe plasaritjet rreth kandidatit mund ta dëmtojnë PDK-në në zgjedhjet e vjeshtës.

Kamenicë – Shaip Surdulli – propozohet kandidat i LDK-së për kryetar komune. LDK-ja ka epërsi në zgjedhjet e vjeshtës për ta marr edhe një mandat të ri. Strukturat e LDK-së dhe kryetari i Degës kanë koordinim shumë të mirë të aktivitetit partiak në terren. Kryesia e Degës së LDK-së në Kamenicë tashmë ka propozuar kryetarin aktual të Kamenicës dhe kryetar i Degës së LDK-së, Shaip Surdulli, kandidat për të parin e Komunës edhe në zgjedhjet e vjeshtës.

PDK-ja – Lulzim Canaj, në mesin e 5 kandidatëve të tjerë, konsiderohet figura më e kompletuar e PDK-së, për faktin se ka një përvojë të mirë në udhëheqje, dikur kryetar i rinisë dhe tani nënkryetar i Komunës së Ranillugut, pasi përfaqëson popullatën shqiptare që graviton në territorin e komunës së Ranillugut.

Siç raporton portali informativ Rajonipress, Emin Krasniqi, kryetar i Degës së PDK-së në Kamenicë, ka thënë se aktualisht janë 6 kandidatë për kryetar të Kamenicës nga PDK, por vetëm Lulzim Canaj ka sjellur programin konkret prej 20 faqesh. Sipas Krasniqit, citon Rajonipress, ky program i Canajt është sjellur në kryesinë e PDK-së, dhe Lulzim Canaj mbetet kandidati më serioz dhe ndoshta i vetmi për t’u zyrtarizuar nga PDK-ja për kryetar të Kamenicës.

AKR-ja- Fatmir Matoshi, kryetar i Degës së AKR-së është kandidat i këtij subjekti politik për të parin e Kamenicës në zgjedhjet e vjeshtës.

VV dhe AAK ende nuk kanë paraqitur kandidaturat për të parin e Kamenicës në zgjedhjet e vjeshtës.

Novobërdë – Bajrush Ymeri i LDK-së, kryetar aktual i kësaj komune mbetet kandidati numër një dhe pothuaj i pakontestuar edhe për një mandat të ri në krye të Novobërdës. Ymeri, sipas qytetarëve të anketuar, është i pranueshëm për popullatën e përzier etnike të kësaj komune. Ndërsa, nuk ka kandidatura nga subjektet tjera politike.

Vërejtje: Krahas emrave të kryetarëve të degëve të subjekteve politike kam përmendur edhe emra të tjerë të këtyre partive, pasi ata emra janë lakuar më shumë për të mirë nga qytetarët.