UBT

Të gjithë heshtën, por jo edhe qytetarët, e quajnë degradim dhe mohim të shtetësisë, mungesën e flamurit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Asnjë flamur kosovar nuk është vendosur në qytetin e Gjilanit për ditën e Çlirimit. Opozita e lodhtë heshti, por jo edhe qytetarët të cilët këtë veprim të Alban Hysenit e quajnë çoroditje dhe veprim amatoresk. Me këtë gjest praktikantët e VV e kanë fyer, dhe denigruar flamurin shtetëror të Kosovës.

Gjilanasit janë të zhgënjyer dhe të befasuar për veprimin fundit të Alban Hysenit i cili fare nuk është lodhur që të vendos flamuj shtetëror për ditën e Çlirimit të Gjilanit.

Qytetarët ia zënë për të madhe një kryetari që pretendon madje edhe të doktorojë në fushën juridike ndërsa nuk e zbaton Kushtetutën dhe nuk e njeh flamurin dhe shtetin e Kosovës.

Ramadan Ajvazi ka shkruar: Po kjo ka qen një arrogancë apo fyerje për të gjithë njerëzit që kanë kërkuar pa ndërpre lirin dhe formimin e shtetit të Kosovës, pra një kërkesë shekullore e shqiptareve dhe Kryetari i Gjilanit nuk po mundet me e pranu flamurin e Kosovës si realitet!

Uji Dea

Enver Murina: Ky veprim është mohim i shtetësisë së Kosovës!

Selman Imeri: Epo nuk po muj me marr vesh a u çlirua Gjilani a Tirana

Ndërsa Nijazi Musmurati intelektual gjilanas në një opinion të tij ka thënë se Dita e çlirimit të Gjilanit shumë qytetarëve ju ka rënë në sy jo të mirë. Askund nëpër qytet nuk shihet duke valuar asnjë flamur i Kosovës, por vetëm ai kombëtar.

Njeriu do të mendohet dhe do të pyes se a është kjo dita e çlirimit të Gjilanit apo jo?
Kjo është për çdo kritikë për institucionet përgjegjëse të Gjilanit.
Çka është kjo çoroditje? A kështu është patriotizmi? A kështu je më atdhetar duke mohuar sakrificën e popullit dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve?
Në kryeqendrën e Kosovës valonte flamuri i Republikës së Kosovës së bashku me flamurin kombëtar, kurse në Gjilan valonte vetëm flamuri kombëtar.
Përse? Sepse këta janë më patriot dhe më guximtar?
Jo jo, veprimi i këtillë është për çdo kritikë! Ky është një veprim i shëmtuar dhe primitiv si dhe i pa pëlqyeshëm për qytetarët. Kështu injorohet sakrifica dhe lufta e lavdishme e UÇK-ës. Kështu nuk ndërtohet shteti me eufori dhe patriotizëm të rremë ka shkruar Musmurati./rajonipress/