Të gjitha vetitë shëruese të qershisë: Ngadalëson plakjen, shëron reumën

Shkencëtarët amerikanë theksojnë se qershitë kanë efekt kundër infeksioneve, mund të lehtësojnë dhimbjet si pasojë e artritit dhe janë burim për antioksidues dhe melatoninë, që mundet të ngadalësojnë efektet e plakjes, ndikojnë kundër kancerit dhe sëmundjes së zemrës.
Përmbajnë vitamina C për sistemin imun, acid folik për zemër dhe gjakrrjedhje, kalcium për eshtra dhe hekur për gjak,transmeton gazeta Kosova Sot.
NJËZET QERSHI, 10 HERË MË TË FORTA SE ASPIRINA
Edhe një lajm i mirë që të mos e irritojnë lukthin. Janë të pasura me flavonoide dhe kuarcinë, që paraqesin materiet më të forta kundër kancerit. Qershitë janë burim për kalcium dhe magnez, që ndikojnë mirë në shëndetin dhe dendësinë e tyre. Po ashtu, pakësojnë dhimbjet në nyja që shpesh shfaqen te njerëzit që kanë probleme me artrit. Pasi të keni konsumuar qershitë, mos pini ujë, e kurrsesi birrë apo alkool.
VLERA KALORIKE
Qershitë për një shërbim mbajnë rreth 85 kcal, që është diç më shumë se vishnjat, që japin 50 kcal. Në atë shërbim janë edhe 1 gram proteina, 19 gramë karbohidrate dhe rreth 1 gram yndyrë. Përmbajnë edhe shumë vitamina A, po ashtu edhe vitamina B1, B2, B3 dhe B6, si dhe rreth 8 miligramë vitamina C. Qershitë kanë më shumë substanca me pigmente që janë të pasura me antioksidues. Në qershi hasim edhe acid folik, kalcium, kalium, hekur, magnez dhe zink.
KUNDËR SËMUNDJEVE TË VESHKAVE DHE ORGANEVE URINARE
Kundër këtyre gjendjeve sugjerohet çaji nga gjethet e qershisë të ziera në një litër ujë për dy minuta, e lini të qëndrojë pak, e procedoni dhe të pa-ëmbëltuar e pini në gllënjka gjatë ditës. Për të hequr lodhjen mendore dhe fizike: Tre herë në ditë hani nga 250 gramë qershi. Kundër gurëve në veshka: Një lugë gjethe të qershisë e përzieni me 200 gramë ujë ose qumësht dhe i zieni për 1 deri 2 minuta, i lini të mbuluara për 5 minuta, më pas e procedoni dhe e pini tri herë në ditë. Kundër reumës për tetë ditë pini lëngun e qershive të freskëta, tre herë në ditë nga një gotë. Kundër pengesave në zemër imtësoni 25 g thelb të qershive dhe i derdhni në 80 g raki të fortë dhe e lini të qëndrojë në temperaturë mesatare për 10 dit, më pas pini 5 pika tinkturë dy herë në ditë.
QERSHIA NGADALËSON PLAKJEN
Qëmoti qershia përdoret si ilaç kundër gishtit, artritit dhe ushqim për gjumë të mirë. Qershia përmban celulozë dhe e rregullon mirë tretjen, e pasi që përmban shumë ujë dhe kalium, lehtëson hedhjen e ujit nga trupi, përmirëson punën e veshkave dhe mëlçisë. Mban të shëndetshme zemrën dhe në parandalimin e kancerit.
(Kosova Sot)