FITORJA

Të gjitha testet për Covid 19 brenda tri javëve në komunën e Vitisë kanë rezultuar negative

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Janë bërë 21 ditë që në komunën e Vitisë nuk është shënuar asnjë rast me Covid 19. Ky stabilitet, vjen si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të IKSHP-së dhe korrektësisë së qytetarëve, që kanë vepruar konform këtyre rekomandimeve, u tha sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ka bërë të ditur se nga gjitha testet që janë bërë për gjatë këtyre tri javëve, kanë rezultuar negativë.

Ajo pohon se rasti i fundit pozitiv në komunën e Vitisë ishte shënuar më 30 prill, ndërkohë që për gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të dyshuar me Covid 19.

Uji Dea

Ndërkohë në takimin e KKMSH-së, komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Afrim Halili, theksoi se gjenda e sigurisë në komunën e Vitisë është e mirë, ndërkaq përmendi kontrollet e vazhdueshme në kafiteritë e qytetit, në mënyrë që të zbatohen masat gjatë punës së tyre.

Ai njoftoi se sot ka filluar edhe tregu i gjelbër, duke pas parasysh ruajtjen e distancës. Kurse kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh i kënaqur me situatën momentale dhe ka apeluar që të vazhdohet me zbatim të masave mbrojtëse dhe mos grumbullim të qytetarëve e dalje të pa nevojshme, në mënyrë që të tejkalohet edhe kjo fazë pa ndonjë rast me Covid 19.

Ndryshe, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, po vazhdon me klorifikim të rrugëve dhe trotuareve, si dhe dezinfektim të objekteve publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.