UBT

Të gjitha rrugët ngrirë

/ 1 minutë lexim
HW

Këmbët më janë prerë. Kam shkulur një pjesë dheu, si shtrojë, dhe me të jam mbështjellë.

Vret kjo dritë.
Me një qiri në dorë kërkoj dy sy. Me njërën dorë mbaj zemrën, me tjetrën shqyej tisin e trashë të errësirës dhe eci drejt teje… Ku je?

Je më larg se lotët e mi nga dora që do të mund të fshinte këta lot. Shpirti im flakë mbështjell zemrën akull, akull.

HW

Pse kjo zemër kaq akull, ndërsa gjak e lot përshkojnë të tërën?!
Të gjitha rrugët ngrirë, por jam mbi dhé akoma!…

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.