FITORJA

Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të mbajnë emra në gjuhën shqipe

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se të gjitha emrat e rrugëve në komunën e Preshevës do të mbajnë emra në gjuhën shqipe.

Këtë ai e ka bërë të ditur pas takimit me kryetarët e shoqatës për trashëgimi kulturore.

“Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe’’, ka shkruar ai në Facebook.

“Emërtimi i rrugëve në vendbanimet e komunës sonë, paraqet obligim ligjor me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, në bazë të Elaboratit të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në komunën tonë.’’, shton tutje.

Ky është statusi i tij i plotë në Facebook:

Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe

Sot kam mbajtur takim me kryetarët e Shoqatës për trashëgimi kulturore, Shoqatës së shkrimtarëve dhe të Shoqatës së pensionistëve të komunës sonë.

FIDANISHTJA

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i listës së propozimeve të emrave të rrugëve dhe shesheve në vendbanimet e komunës sonë dhe marrjen e propozimeve nga këto shoqata, për përfshirjen e emrave të figurave eminente të historisë e kulturës sonë kombëtare, me theks të veçantë të asaj preshevare.

Emërtimi i rrugëve në vendbanimet e komunës sonë, paraqet obligim ligjor me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, në bazë të Elaboratit të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në komunën tonë.

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës sonë deri më tani i ka shqyrtuar të gjitha propozimet e dërguara nga përfaqësuesit e komunitetit të rrugëve në të cilët ata frekuentojnë, si dhe Bashkësive Lokale të komunës sonë.

Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare.

Qytetarët tanë do të pajisen me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane.

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve ka prezantuar procesin e deritanishëm në mënyrë të detajuar, për të gjitha rrugët e vendbanimeve të komunës sonë.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative dhe ligjore, zyrtarisht do të bëhet emërtimi i rrugëve të reja, ndryshime këto të cilat do të përfshihen me rastin e përtëritjes së dokumentat personale të udhëtimit të qytetarëve tanë, pas skadimit të afatit të tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.