UBT

Të gjitha rrugët në Komunën e Gjilanit janë të “kalueshme”

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit me kompaninë kontraktuese kanë bërë hapjen e rrugëve në të gjitha fshatrat e Gjilanit, duke përfshirë zonat më të thella malore të Karadaket, Zhegocit dhe malësisë së Pogragjës. Kështu thonë zyrtarët komunal ndërsa sipas banorëve të Stanqiqit, Muçibabës e Stublinës rrugët atje ende janë të pakalueshme.

Me këtë rast drejtori Sokol Haziri i shoqëruar edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie kanë përcjell nga afër hapjen e rrugëve në malësinë e Karadakut, duke potencuar se gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët edhe nëpër fshatrat tjera do të jenë të kalueshme.

“Jemi në pjesën e malësisë së Karadakut, ndërsa në të njëjtën kohë është duke u bërë hapja e rrugëve në malësinë e Zhegocit, dhe në disa fshatra të Pogragjës, por gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët do të jenë të kalueshme edhe në këto zona. Prioritet gjatë ditës së djeshme ka qenë hapja e rrugëve në zonat më të banuara. Ne ndjehemi keq që edhe përkundër gatishmërisë nga ana e Komunës së Gjilanit për të intervenuar me urgjencë në gjithë hapësirën e Komunës, kapacitetet operative të kompanive të kontraktuara për largimin e borës janë larg asaj që ne duam e që dinamika nuk është as për së afërmi në atë që ne kemi pritur. Me vendosmëri po punojmë që të gjitha zonat të kenë rrugën të hapur dhe presim një efikasitet sepse të gjithë qytetarët kanë nevojë për qasje në rrugë dhe lirshmëri në lëvizje”, tha ndër të tjerash Sokol Haziri.

FIDANISHTJA

Ndryshe në pjesët më të thella malore dhe pikat më të larta, edhe trashësia e borës është më e madhe dhe vështirësitë në qarkullim shkaktohen edhe nga largimi i banorëve me familjet e tyre drejt qytetit thuhet në njoftimin e komunës.

Por situata duket krejt ndryshe në teren. Aktualisht një pjesë e Stanqiqit është e bllokuar nga bora dhe trashësia e saj ka arritur mbi një metër e gjysmë. Hiq më mirë nuk është gajdja as në Muçibabë e Stublinë.

Rruga e Stublinës që lidhë edhe fshatrat e Kosovës Lindore asnjëherë nuk është pastruar e mirëmbajtur nga organet komunale. Edhe të dielën ka pasur shembje të shumta të dheut ndërsa banorët janë ankuar se rruga është hapur vetëm deri tek varrezat ndërsa nuk është hapur edhe tek lagja e Dubovëve ku qarkullimi është i pamundur për shkak të borës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.