Të gjitha rrugët e Gjilanit janë të hapura dhe të kalueshme

Gjilan – Pas reshjeve të shumta të borës, Komuna e Gjilanit me operatorët ekonomik ka dalë menjëherë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.

“Që në orët e para të mëngjesit jemi në terren për të parë nga afër punimet nga ana e operatorit. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Madje, edhe në zonat problematike që kanë qenë gjithmonë, në Malësinë e Karadakut, në atë të Zhegocit dhe në fshatrat tjerë, rrugët janë të hapura pa problem për qytetarët”, ka thënë Korça.

Komuna njofton qytetarët që për çdo problem eventual mund të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen në kohë rekorde./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).