RCCOLA

Të gjitha dobitë që sjell mishi i pulës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pa marrë parasysh si e përgatitni, mishi i pulës është i shëndetshëm dhe i dobishëm për ju. Ja disa arsye për këtë:

Fundamenti
  1. Proteinat – nëse jeni në kërkim të një burimi të madh të proteinave pa dhjam, atëherë mishi i pulës është ideal për ju, duke ndihmuar në zhvillimin e muskujve dhe humbjen e kileve të tepërta.
  2. Antidepresiv natyror – mishi i pulës përmban sasi të mëdha të triptofanit, i cili na ofron ndjenjën e kënaqësisë, prandaj nëse ndiheni të mërzitur, apo në depresion, pijeni një supë të pulës dhe çdo gjë do të jetë më mirë.
  3. Mbron eshtrat – Nëse jeni në moshë të mesme dhe keni frikë nga paraqitja e osteoporozës, apo artritit, atëherë konsumimi i mishit të pulës do t’ua mbajë eshtrat të shëndoshë, falë sasisë së madhe të proteinave.
  4. Ruan shëndetin e zemrës – Homocisteina është aminoacid i cili, nëse është i ngritur në organizëm, mund të shkaktojë sëmundje të zemrës. Mishi i bardhë i pulës pengon ngritjen e këtij aminoacidi.