RCCOLA

Të gjitha dobitë që sjell çaji i blirit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Çaji i blirit është shumë i shëndetshëm. Ai është efikas kundër ftohjes, shtypjes së lartë të gjakut, te ngërçet, reuma…

Lulet e blirit kanë ndikim diuretik dhe e rregullojnë gjumin e gjethet hahen meqë janë efikase kundër ulcerës,transmeton gazeta Kosova Sot.

Qershori thuajse nuk mund të merret me mend pa aromën e këndshme të blirit. Në fillim përdoreshin vetëm gjethet e blirit, e më pas filluan që të përdoreshin edhe lulet e tij.

Çaji i blirit ka efekt qetësues te pagjumësia dhe nervozizmi, po ashtu zbut kollën dhe lehtëson nxjerrjen e këlbazës.

Eco Higjiena

Në përdorim të jashtëm, lulet e blirit mund të jenë të dobishme te plasja e lëkurës, kafshimi i insekteve dhe te irritimi i lëkurës.

Bliri është efikas edhe kundër sëmundjeve që karakterizohen me rritje të temperaturës. Lulet duhen mbledhur ende pa çelur dhe duhet të thahen, por jo në rreze të diellit.

Çaji i blirit, megjithatë, nuk iu preferohet shtatzënave dhe grave gjidhënëse.

(Kosova Sot)