ARKATANA

Të gjitha dobitë e ullirit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sipas studimeve më të reja, çaji i përgatitur nga gjethet e ullirit, ka më shumë antioksidues sesa çaji i gjelbër, i cili konsiderohet më i miri.

Përpos frytit të ullirit, edhe gjethet e tij janë të dobishme. Përndryshe, kjo është një pemë e cila përmendet edhe në librat e shenjta, Kuran dhe Bibël. Gjethet e ullirit kanë shumë substanca të dobishme, ku më e dobishmja prej tyre është oleuropeina (një glukozit i hidhur monoterpenik).

Gjethet e ullirit janë të dobishme kundër inflamacionit të mushkërive, gonorreja, tuberkulozi, gripi, meningjiti, hepatiti B, herpesi, etj. Është parë se gjethet e ullirit po ashtu parandalojnë edhe infeksionet e shkaktuara nga kërpudhat.

Uji Dea

PËRGATITJA E ÇAJIT NGA GJETHET E ULLIRIT

Për një filxhan çaj prej 2 deri 3 dcl ju nevojiten 15 deri 20 gjethe të thara të ullirit, të cilat duhet t’i zieni në ujë për 2-3 minuta. Lërini që të rrinë për 10 minuta, e më pas hiqni. Mos i lini gjethet e ullirit që të rrinë tepër në ujë. Çajin mund ta pini të ftohtë, apo të nxehtë, me mjaltë, limon, apo pa asgjë. Pijeni çdo ditë, nëse doni që të përfitoni më shumë. Gjethet për çaj më së miri është që të mblidhen në pranverë, kur janë të reja. Ato duhet të lahen dhe të thahen në ajër. Më pas i mbani në një enë me kapak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.