Mobi Casa

Të gjitha dobitë e piperit të zi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Piperi i zi është një mëlmesë e gjithanshme, por edhe e dobishme. Përpos që e përmirëson shijen e ushqimeve, piperi i zi është edhe shumë i dobishëm për shëndet. Ai ka veti antibakteriale, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të traktit digjestiv.

Përpos në zorrë, piperi i zi i lufton edhe bakteret gjetiu në organizëm. Ai ka edhe veti antiinflamatore, prandaj është i dobishëm për personat që vuajnë nga astma, artriti, e ndoshta edhe nga sëmundjet autoimune.

FIDANISHTJA

Piperi i zi është plot materie ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat ushqimore, vitaminat C dhe K, manganin dhe hekurin. Përbërësi i piperit të zi, i quajtur piperin, ndikon në rritjen e sekretimit të thartirës së lukthit, e cila ka veprim mbrojtës, duke mbytur shumicën e baktereve që depërtojnë në lukth.

Piperi i zi është efikas edhe te ata që vuajnë nga mungesa e pigmentit në disa pjesë të lëkurës. E, në fund, duhet të themi se piperi i zi është efikas edhe për humbjen e kileve të tepërta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.