Uji Dea

Të gjitha dobitë e boronicave

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

“Gjërat e mira janë të vogla”, thotë një thënie, e cila iu përshtatet shumë mirë boronicave. Që të gjithë e dimë se boronicat janë të dobishme, por shumica prej nesh nuk i dimë të gjitha dobitë e tyre.

Ja disa nga arsyet pse duhet të hamë sa më shumë boronica, apo të pimë lëngun e tyre. Ato e stimulojnë imunitetin. Kjo d.m.th. se ato na mbrojnë nga ftohjet, gripat, si dhe nga sëmundjet e tjera, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

GRANDEMALL

Po ashtu, boronicat janë të pasura edhe me vitaminë C dhe kanë veti të forta antibakteriale dhe antivirale. Boronicat janë efikase edhe kundër kancerit të llojeve të ndryshme, duke filluar nga kanceri i gojës, vezoreve, zorrës së trashë, mëlçisë, prostatës, mushkërive, lukthit dhe gjinjve. Boronicat po ashtu ndikojnë në shkrirjen e dhjamit rreth belit, e rrisin fuqinë funksionuese të trurit (duke përmirësuar sidomos memorien), pastaj përmirësojnë shëndetin e syve dhe të zemrës (përbërësit e boronicave forcojnë muskulin e zemrës, kurse luteina është e dobishme për shëndetin e syve), e mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak, ngadalësojnë plakjen dhe luftojnë infeksionet e traktit urinar.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.