RCCOLA

Të gjenden para për personat e dhunuar në luftë!

/ 2 minuta lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, si kryesues i grupit punues për ndryshimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, insiston që personat e dhunuar në luftë të përfitojnë nga shteti. Ai gjatë një interviste për Tribunën, ka pohuar se nuk mund të gjendet asnjë arsye që e privon nga e drejta për përfitimet këtë kategori të shoqërisë kosovare.

“Nuk mund t’i cenojmë këta persona nga e drejta për përfitime, duke thënë se këta janë shumë apo janë pak. Nuk mund të thuhet se ata nuk kanë të drejtë ndërsa të burgosurit politikë janë më pak dhe kanë të drejtë. Besoj se ky propozim, pasi ka kaluar në lexim të parë, do të duhej të kalonte edhe në lexim të dytë”, ka vlerësuar ai.

Uji Dea

Aliu ka thënë se propozim fillestar është që personat e dhunuar në luftë të përfitojnë nga 300 euro në muaj, por kjo çështje, sipas tij, do të vazhdojë të diskutohet edhe me ministritë përkatëse. Deputeti i Vetëvendosjes ka folur edhe për format e identifikimin të viktimave, derisa ka bërë të ditur se për këtë qëllim parashihet krijimi i një komisioni të veçantë i cili planifikohet të ketë mandat pesëvjeçar.(Tribuna)