FITORJA

Të gatshme edhe katër plane rregulluese

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Drejtoresha e Urbanizmit, Bahrije Mahmuti, tha se tani, janë gati që të dërgohen në këshillin e ekspertëve dhe në komitetin për planifikim katër plane rregulluese. “Katër zona pra janë në proces të përfundimit të tyre pas gjithë takimeve me qytetarë, por mbetet që edhe njëherë të shikojmë detajet e tyre në vijat ku ato plane pikë-preken me njëra tjetrën”.

Sot në Komunën e Gjilanit është mbajtur takimi i këshillit i drejtorëve i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, në të cilin takim u diskutua lidhur me punët që janë kryer gjatë javës së kaluar, me prioritetet dhe me problemet me të cilat komuna është përballur gjatë javës që shkoi.

Problemi me kompaninë “Eko-higjiena” është zgjidhur pas një debati të gjatë me punëtorët të cilëve u është garantuar se do të bëhet respektimi i marrëveshjes së nënshkruar mes Komunës së Gjilanit dhe Kompanisë Austriake. Poashtu shumë shpejt do të procedohen në instanca të tjera 4 plane rregulluese, përderisa kjo fazë e lumit Mirusha është duke ecur mjaft mirë deri më tani dhe pritet që shumë shpejt të arrihet tek tregu i gjelbër, nga ku ky projekt do të hyj më pas nëpër zonën urbane të qytetit.

Drejtoresha e Urbanizmit, Bahrije Mahmuti, tha se tani, janë gati që të dërgohen në këshillin e ekspertëve dhe në komitetin për planifikim katër plane rregulluese. “Katër zona pra janë në proces të përfundimit të tyre pas gjithë takimeve me qytetarë, por mbetet që edhe njëherë të shikojmë detajet e tyre në vijat ku ato plane pikë-preken me njëra tjetrën”.

Kurse, Behar Mehmeti, drejtor i Shërbimeve Publike tha se mirëmbajtja verore është duke shkuar mirë edhe pse paksa ky proces është vonuar. Sinjalistika është në përgjithësi duke ecur mirë, por do ta përshpejtojmë punën në mënyrë që i gjithë qyteti të ketë shenjat e komutacionit. Ndërsa pagesat e qeras për lokalet që i ka në pronësi komuna është duke shkuar mirë në 6 prej 12 siresh.

Uji Dea

Nga ana tjetër, Bujar Nevzati, drejtor i Arsimit në Gjilan informoi këshillin se kriteret që janë aplikuar në arsimin gjilanas këtë vit janë kritere të cilat po ecin mjaft mirë dhe tanimë nuk ka probleme që duhet theksuar, ngase gjithçka është duke shkuar sipas planifikimit. Problemet që kishim te regjistrimi i nxënësve në klasën e parë tashmë i kemi tejkaluar dhe janë vetëm disa raste të rralla aty-këtu që ende nuk pajtohen. E rëndësishme është se këto kritere kanë marrë mbështetjen unanime të komitetit të arsimit në Gjilan, që të vazhdohet me këmbëngulje përpara. Gjithashtu edhe problemi që ishte më përpara me ekskursionin e nxënësve të shkollave të mesme i organizuar për në Shqipëri ka kaluar mirë, pos një problemi i cili është tejkaluar në shkollën e mesme të Gjimnazit “Zenel Hajdini”.

Edhe, Veton Nevzadi, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se, java që kemi lënë pas ka qenë me një mori aktivitetesh të ndryshme në sferën e kulturës nga të rinjtë e komunës së Gjilanit dhe më gjerë. Poashtu edhe këshilli i Flakës së Janarit për vitin 2013 është takuar në javën e kaluar, ndërsa më 10 tetor kur edhe do të takohet ky këshill do të sillet projekti ide për secilën nga shtyllat e Flakës…, që më lehtë pastaj të planifikohet gjithçka rreth organizimit.

Renovimi i ambulantes në fshatin Bresalc është duke shkuar shumë mirë me Karitasin e Luksemburgut. Poashtu këtë javë që kaloi është bërë vaksinimit i fëmijëve dhe të rriturve me probleme të ndryshme shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. QKMF kishte rreth 4 mijë vaksina prej Ministrisë së Shëndetësisë që është një punë shumë e mirë në mbrojtje nga prekja e mundshme me grip të qytetarëve të komunës sonë, tha ndër të tjerash drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Xhemajl Salihu.

Edhe drejtorët e tjerë e njoftuan këshillin me punën që është bërë nëpër drejtorit e tyre gjatë javës së kaluara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.