GRANDEMALL

Të fuqizohen autorizime shtesë të speciales

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Mohimi i drejtësisë ndaj viktimave që pësuan në luftën e fundit nga regjimi serb, është bërë temë shqetësimi, e cila së fundi është ngritur edhe nga Komisionari për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks.

Serbia nuk duhet të amnistohet për krimet që i bëri.

“Kishte për të qenë e rrugës që të rishikohet dhe të riprocedohet Ligji për Gjykatën Speciale, por fillimisht të ndodhë plotësim-ndryshimi i këtij ligji, duke ia dhënë mandatin për t’i gjykuar kriminelët serbë, të cilët kanë shkaktuar gjenocid në Kosovë në vitet 98-99. Substanca dhe fryma e kësaj gjykata në intencë është bërë me qëllimin për t’i gjykuar krimet e supozuara të UÇK-së, e jo krimet e faktuara botërisht që kanë shkaktuar kriminelët serbë”, theksoi analisti Hidajet Ahmeti,raporton Gazeta Kosova Sot.

Mohimi i drejtësisë ndaj viktimave që pësuan në luftën e fundit nga regjimi serb, është bërë temë shqetësimi, e cila së fundi është ngritur edhe nga Komisionari për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks.

Ai ka theksuar se edhe 18 vjet pas luftës njerëzve u është mohuar drejtësia për humbjet e mëdha në luftë e po kështu edhe për dëmet e mëdha materiale që u janë shkaktuar. Kjo çështje, edhe pse është prekur disa herë në mediet vendore dhe është premtuar se do të trajtohet edhe nga politika zyrtare, por nuk ka lëvizje në këtë proces. Ekspertët e së drejtës dhe analistët politikë mendojnë se një shans i ri mund të jetë, që Kuvendi i Kosovës të ndërhyjë në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe që vetëm Gjykata Speciale të autorizohet për të marrë në dorë rastet e njerëzve e shoqërive, që kanë pësuar nga regjimi kriminal e gjenocidal serb, për t’ua dhënë drejtësinë e dëmshpërblimin , ngase drejtësia e degraduar kosovare nuk është e aftë, e as e guximshme, për të bërë një gjë të tillë. Prof. Muhamet Kelmendi thotë se derisa Kuvendi i Kosovës nuk merr vendim të ri për t’i dhënë mandat tjetër, shtesë Gjykatës Speciale, atëherë kjo çështje mund të vazhdojë pezull edhe për një kohë të gjatë.

GRANDEMALL

Ai thotë se janë edhe disa mënyra të tjera të detyrimit të shtetit serb për të dhënë llogari, si: ngritja e padisë nëpërmjet shtetit shqiptar pranë Gjykatës kompetente ndërkombëtare për gjenocidin serb në Kosovë, ngritja e padisë për reparacionet e luftës dhe dëmin moral, hapja e procedurave penale kundër gjenocidivistëve serbë dhe ndërprerja e kontakteve me liderët serbë, si: Vuçiq, Daçiq etj., pa dhënë përgjegjësi shteti i tyre për të gjitha krimet dhe nxjerrje të kriminelëve para gjykatave.

Propozimi për ligjin e Gjykatës

Analisti politik Hidajet Ahmeti thotë se është imperativ i kohës dhe nevojë urgjente që drejtësia të vendoset, edhe pse e vonuar. “Drejtësia si koncept dhe parim kyç i demokracisë, në Kosovën e passhpalljes së pavarësisë u ka shërbyer pushtetarëve e pak qytetarëve për të cilën është e thirrur. Krimet e shkaktuara nga regjimi vrastar e shovinist serb duhet gjykuar, nëse drejtësia e mohuar ta marrë epitetin e një drejtësie të vonuar, por me rezultate konkrete, edhe pse me vonesë kriminelet të gjykohen nga drejtësia”, tha Ahmeti.

Sipas analistit Ahmeti, Gjykata Speciale në thelb është diskriminuese, pasi do të gjykojë vetëm krimet e supozuara një-etnike, por edhe mandati që i është dhënë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është diskriminues, prandaj vetëm me një rishikim dhe riprocedim të ri në Kuvend të mandatit të kësaj Gjykate, trajtimi i krimeve të luftës dhe gjykimi i tyre do të merrte formën e drejtë dhe gjithëpërfshirëse. “Kishte për të qenë e rrugës që të rishikohet dhe të riprocedohet Ligji për Gjykatën Speciale, por fillimisht të ndodhë plotësim-ndryshimi i këtij ligji, duke ia dhënë mandatin për t’i gjykuar kriminelët serbë, të cilët kanë shkaktuar gjenocid në Kosovë. Substanca dhe fryma e kësaj gjykata në intencë është bërë me qëllimin për t’i gjykuar krimet e supozuara të UÇK-së, e jo krimet e faktuara botërisht që kanë shkaktuar kriminelët serbë. Për ta përmirësuar gabimin, përfaqësuesit e Parlamentit të Republikës së Kosovës duhet ta iniciojnë një plotësimndryshim të këtij ligji, duke i dhënë mandatin për t’i gjykuar krimet serbe të shkaktuara nga kriminelët serbë gjatë viteve 98-99”, tha analisti Hidajet Ahmeti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.