Fundamenti

Të festojmë me dinjitet dhe të kujtojmë rrugëtimin tonë të gjatë e plotë sakrifica

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani dhe qytetarët e tij, të shtunën do të festojnë përvjetorin e 14-të të lirisë. Duke iu uruar të gjithëve këtë ditë të veçantë, kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, ka thënë se ky është momenti që të rikujtojmë rrugëtimin tonë të gjatë, të vështirë dhe plot sakrifica.

Pikërisht më 15 qershor të vitit 1999, UÇK-ja dhe NATO-ja hynë në qytetin e Gjilanit, për t`i dhënë fund përgjithmonë okupimit serb.Në këto 14 vite rrugëtim në liri, kemi arritur të ndërtojmë vendin dhe të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë, të të gjithëve pa dallim, por ende kemi shumë punë për të bërë në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e demokracisë thuhet në urimin e kryetarit Qemajl Mustafa.

Mobi Casa

Në punën tonë të përditshme, përherë do t`i kujtojmë e nderojmë të gjithë ata dëshmorë e martirë që ranë për ëndrrën tonë të madhe, sikurse do t`i nderojmë edhe familjet e tyre, veteranët dhe invalidët e luftës, për sakrificën madhore që bënë.

Prandaj le të festojmë me dinjitet dhe të gjithë së bashku këtë ditë. “Gëzuar ditën e lirisë”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës, Qemajl Mustafa, me rastin e 15-qershorit, ditës së çlirimit të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.