Mobi Casa

Të famshmëve – Poezi Promemoriale

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Atdhe Geci

Pellazgji, Atlantidë, Iliri, Dardani
Ju shpikët numrat, artet e fizikën
bashkimi i trojeve tona po vonon
kënga e flamurit është zemëruar!

Thotë, Pirro, Aleksandër e Zeus,
u kemi të nderuar të historisë
testamenti juaj do të rishkruhet:
vazhdim i Rilindjes Kombëtare!

Fama më tha ma bën një këngë,
një këngë ku fjala ka furi brenda
një këngë me shpirt shpirtëror,
një këngë me frymë të muzave!…

Atdhe, jam poeti biri yt i këngës
të bëra këngë të kesh një këngë
të bëra këngë të kesh një libër
të bëra këngë të kesh një kohë!…

United Hospital

Liri, bjeru atyre që të sjellin kaos
rrëzoj nga froni të padenjët e tu
mërgimi shumë na ka zvogëluar
forca e ndryshimit tek ti mungon!…

Eh, sa janë shumësit e natyrës
nën këtë qiell erërash t´ përziera
as ëndrrat më s´më lënë takim
sikur u kërkojë flori ose pronë

Poezi, frymë e shpirtit të artit
më e nxehta llavë e vullkanit
zemër e gjitha biblave njerëzore
të ndjej, edhe kur ti s´më ndjen!..

Famë e jetës,të famshmit e mi
ëndjen time për ju nuk e shuaj
u pres te qoshëza e vargmaleve
është verë, era kah atdheu frynë!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2018

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.