Eko Higjiena

Të enjtën protestohet në Gjilan, me moton “Boll Mo”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të enjtën Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit që përkrahen edhe nga shumë OJQ, biznese, parti politike, student etj do të protestojnë në qendër të Gjilanit nën moton:”Boll Mo”. Protesta do të mbahet më 6 shtator ora 12.02 në Gjilan. Marshi i protestuesve niset nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton “Boll Mo”.

Në vazhdën e takimeve që ka pasur Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit është realizuar takimi i grave aktive të Komunës së Gjilanit përfshirë, grupi i grave në politikë, OJQ-të, ZBGJ, ZDF, kryetarja e KVRL, Gratë në biznes, kryetarja e studenteve si dhe duke përfshirë të gjitha partitë politike në Gjilan, me qëllim të koordinimit për organizimin e protestës si shenjë revolte për dhunën e ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve me theks të veçantë rastet e fundit që përfunduan me fatalitet.

Protesta do të mbahet më 6 shtator ora 12.02 në Gjilan. Marshi i protestuesve niset nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton “Boll Mo”.

Kjo protestë ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat që shkaktohen nga dhuna në familje dhe për ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin strikt të ligjeve të aplikueshme në vend.

RCCOLA

Si gra aktive jemi të shqetësuara sepse edhe një tjetër jetë e marrë dhunshëm, një nënë, një bijë, një kolege, një femër bie pre e dhunës në familje, andaj kontribuo edhe t`i dhe bëhu pjesë e këtij marshi.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkëngjiten në këtë proteste.

Me respekt, Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit!