KKVITI

Të enjten kthehen 110 kosovarë nga Hungaria

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të enjten do të organizohet kthimi i 110 shtetasve kosovarë që ndodhen në Hungari. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Artan Behrami, kthimi i tyre do të bëhet me aeroplan. “Një përpjekje e ngjashme pritet të ndodh në fillim të gushtit”, thotë Behrami për “Express”.

Sipas Behramit, kthimi përmes IOM-it vazhdon, derisa pritet rritja e numrit që lejohen të kthehen në një fluturim. Pritet që maksimumi në 5 fluturime në javë përmes Stambollit të mund të kthehen së paku nga 5 persona për fluturim.

“Mundësi tjetër kthimi është edhe me vetëfinancim, mirëpo vetëm për ata që kapen duke hyrë në Hungari dhe nuk kërkojnë azil”, sqaron Behrami.

Mobi Casa

Kthimi sipas zëdhënësit të MPJ-së, do të vazhdojë deri në kosovarin e fundit, nga 500 sa ndodhen aktualisht në Hungari.

Ministria thotë se përmes ambasadës në Budapest në vazhdimësi po mbledh informacion për vendndodhjen, trajtimin si dhe aspektet tjera që lidhen me akomodimin e përkohshëm të shqiptarëve të Kosovës në këtë shtet.

Sipas një komunikate të qeverisë, thuhet se nuk është evidentuar asnjë “keqtrajtim fizik” apo rast i “ofendimit” të shqiptarëve që janë vendosur në qendra të ndalimit dhe pranimit të azilkërkuesve në Hungari. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.