United Hospital

Të dyshuarit për vrasjen e policit Gashi dalin sot para Gjykatës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Katër të dyshuarit për vrasjen e oficerit policor, Shemsi Gashi, pritet të dalin sot para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër persona janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Policia në raportin e saj ka përsëritur se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarit policor, për ta lënë të vdekur në vend, shkruan Koha Ditore.

Motivet e vrasjes së policit Shemsi Gashi nuk janë bërë të ditura ende. Policia e Kosovës ditën e vrasjes së tij, nuk kishte përjashtuar as motivet personale e as ato profesionale.

Mobi Casa

Të mërkurën, ditën e vrasjes së oficerit, zyrtarë policorë, kishin shoqëruar në polici tre persona, që ishin marrë nga një lokacion në Lagjen e Spitalit, ku ishin kryer edhe bastisje lidhur me rastin.

Burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se po këta tre dhe një tjetër i dyshuar, janë arrestuar. Tre të parët sipas burimeve të gazetës e kanë mbiemrin Gashi, dhe janë familjarë të policit të vrarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.