Fundamenti

Të diplomuarit në UBT me rrugë të hapura studimi e punësimi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjithnjë e më shumë po dëshmohet se të diplomuarit në UBT kanë lehtësira për të siguruar një vend pune, apo për t’i vazhduar studimet pasuniversitare në shtete të ndryshme evropiane, e më gjerë.

Nga rastet e shumta, të publikuara e të papublikuara në media dhe rrjete sociale të brendshme, do veçuar të diplomuarën në Degën e Arkitekturës në UBT, Bardha Metën. Meta tregon se pas përfundimit të studimeve themelore, nga muaji shkurt është punësuar në një Zyrë projektuese “Abd&associates”.

Gjithashtu, ajo ka arritur të pranohet për studime të nivelit Master, në Universitetin publik “Politecnico di Milano”, në Itali.

United Hospital

“Ky universitet më ka shpërblyer me bursë për studime, duke e mbuluar edhe pagesën e fakultetit dhe konviktin”, ka thënë Meta, me rrëfimin se një mundësi e tillë, brenda një viti akademik, u jepet vetëm 10 studenteve më të mirë.

Për rrugëtimin e suksesshëm të saj, Meta i është mirënjohëse UBT-së. “Jam mirënjohëse ndaj UBT-së, që gjithmonë na ka dhënë mundësi të mëdha për zgjerimin e njohurive dhe na ka mbështetur për qëllimet tona si studentë”, thotë Meta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.