Të dielën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nuhi Ismajli, poezi (Të dielën)

të dielën gjithsesi ndalemi

me diell e rreze
mbi shpirtin tonë

shohim e pastrojmë njollat
e plagët e ditëve
mëkatare
nëpër të cilat
mund të na ketë tunduar
qoftëlargu

të dielën
(ndalemi gjithsesi!)
me diell e rreze pastrojmë
e forcojmë
shpirtin
trupin e mendjen
për të ecur tutje

pa të dielën
s’ka pse fillohet java
as të ëndërrohet
ecja me këmbët tona
as shmangia
nga gjurmat e qoftëlargut

KKVITI

të dielën
nuk ka frikë
nuk gabohet

e diela
na pastron e shëron
qoftë edhe nga përrojet
e lluca djallëzore

të dielës
nuk i vjen era
assesi

e diela është e larë
me diell
e rreze hyjnore

pa të dielën
s’ka pse fillohet java
(29. 6. 2013).