ARKATANA

Të dielën mbahet “Vrapimi i Qytetit” Gjilani 2018

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për nder të “Pranverës Studentore” të vitit 1981 qyteti i Gjilanit me 11 mars e (diel) mban vrapimet e atletikës ku pritet të jetë një numër i madh i atletëve për të nderuar kontributin e Demonstratave dhe “Pranverës Studentore” të vitit 1981.

Nën përkujdesjen e Zyrës së Kryetarit Lutfi Haziri Njësia për Kulturë, Rini, dhe Sport , në bashkëpunim me Federatën e atletikës së Kosovës, “Klubi Alpin Gjilani” dhe shoqatës së Pedagogëve të sportit shkollor ky vrapim i atletikës ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm si tek nxënësit njashtu edhe në tërë vendin për t`i nderuar studentët e vitit 1981.

Siç bën të ditur përgjegjësi për sport në Komunën e Gjilanit Malazog Hoxha kjo ditë do të jetë e veçantë për të gjithë dashamirët e atletikës në mbarë shtetin e Kosovës.
“Eshtë një nder i veçantë që kemi mundësin të organizojmë këtë vrapim të atletikës për të nderuar kontributin që kanë dhënë Studentët në demonstratat e tyre të vitit 1981 është një mundësi për të gjithë dashamirët e atletikës të na bashkëngjiten në këtë dit madhështore ku pritet një numër i madh i atletëve dhe nxënësve në pjesëmarrjen e tyre me të drejt mundemi të themi se 11 marsi në ditën e diel duke filluar nga ora 11 qyteti i Gjilanit do të dëshmon se kemi kulturë të organizimit të manifestimeve të karakterit Kombëtar dhe për këtë jemi të nderuar pasiqë vetë kryetari Lutfi Haziri na ka mbështet me tërë kapacitetin e Komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Në këtë vrapim të atletikës do të marrin pjesë Seniorët në 11,300 metra, Juniorët në 4,300 metra, Pionerët në 2,000metra, Veteranët në 4,300 metra, Personat me Aftësi të Kufizuara në 800metra, Nxënësit e shkollave fillore në 2,000 metra poashtu edhe nxënësit e shkollave të mesme në 2,000 metra

Për të gjithë fituesit në kategoritë e tyre janë parapa medalje e mirënjohje.

Qytetarët e Gjilanit të dielën duke filluar nga ora 11 nga qendra e qytetit në Gjilan është respekt dhe nder t`i bashkëngjiten këtij aktiviteti të atletikës për të nderuar dhe përkujtuar ”Pranverën Studentore” të vitit 1981./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.