ARKATANA

Të dielën mbahet turneu i parë ndërkombëtarë në karate “Ditët e Agimit”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Klubi i Karatesë “Agim Ramadani” nga Gjilani, do të jetë mikpritës i turneut të parë ndërkombëtar të karatesë që do të mbahet të dielën në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” duke filluar nga ora 10:00.

Ky turne i madh i karatesë do të mbahet për nder të heroit kombëtar Agim Ramadani, ku do të marrin pjesë karateistët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës – pjesëmarrës do të jenë mbi 50 klube e afër 300 karateist.

ARKATANA

Për këtë turne të karatesë “Ditët e Agimit”, janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë turne prestigjioz. ‘Kemi bërë të gjitha përgatitjet si në aspektin organizativë, poashtu edhe përgatitjet e të gjithë karateistëve që të jenë të përgatitur sa më mirë për këtë turne pasiqë është njiherit edhe garë për pikë Pasi ky është turne nën ombrellën e FKK-së dhe do të ketë për herë të parë për çdo fitues edhe plaketa e medalje me portretin e heroit “Agim Ramadani”.

Ne jemi të nderuar dhe krenar që klubi ynë ka emrin e heroit kombëtar “Agim Ramadani”, ku do ta përfaqësojmë në mënyrë dinjitoze, njëherit e kisha falënderuar edhe trajnerin Alban Beqiri i cili nuk ka kursyer asgjë që të jemi sa më të përgatitur për këtë turnir ndërkombëtar”, ka bërë të ditur Shkelzen Balaj, organizator e drejtues i KK “Agim Ramadani”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.