Të dënuarit me çip në trup!

Nga janari 2015, personat në arrest shtëpiak apo që e kanë të ndaluar t’u ofrohen vendeve të ndaluara me urdhër të gjykatës, nuk do mund ta vënë asnjë hap pa e ditur autoritetet e drejtësisë. Këtyre personave në trup do t’u vendoset pajisje elektronike (çip) që përcjell çdo lëvizje që bëjnë.
Kjo pritet të aplikohet edhe për personat që lirohen nga burgu me kusht. Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj i cili në fund të muajit të kaluar është aprovuar edhe nga kabineti qeveritar.
Me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi, projektligji ka marrë vizën për të shkuar në Kuvendin e Kosovës për miratim (Tribuna).