Eko Higjiena

Të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lëvizin lirshëm në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ka shumë shanse që pesë të rinj të dënuar jashtë me burgim të përjetshëm, të lëvizin lirshëm në Kosovë.

Aplikimi i parimit që askush nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën çështje, Rrahman Aliun, Gentian Abazin, Ekrem Gashin, Amin Sejdinin dhe Haki Gashin i lë të lirë. Ata janë dënuar në Mbretërinë e Bahrejnit me burgim të përjetshëm për vjedhjen e 79 orëve “Rolex”. Dënimi, tashmë i formës së prerë që u ka shqiptuar një gjykatë e bën “çështjen të gjykuar”.

Hidromorava

Të pestët janë të akuzuar edhe në Kosovë. Akuza për krim të organizuar rëndon mbi ta, por dënimi maksimal nuk kalon 15 vjet burgim, derisa në Bahrejn grabitja e orëve me anë të forcës është gjykuar me burgim kapital. Elvis Goxhufi, pjesëtar i këtij grupi është duke vuajtur një dënim prej 15 vjetësh burgim në Bahrejn. Ai i ka shpëtuar dënimit të përjetshëm./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.