United Hospital

Të dëbuarit nga Kosova Lindore ankohen tek Bajram Gecaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të hënën drejtues të Lëvizjes Qytetare “Vatra” në përbërje: Mefail Jonuzi, Kushtrim Kadriu e Naser Xhemaili dhe Abdyrrahim Ademi, zhvilluan një takim me zv. ministrin dhe zyrtarin e ndërlidhjes për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në Qeverinë e Kosovës z.Bajram Gecaj.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare “Vatra” njoftuan zotin Gecajn për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, me theks të veçantë banorët e dëbuar nga ato treva e që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Hidromorava

Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare ”Vatra” kërkuan nga z. Gecaj që kërkesat e tyre dhe të qytetarëve t’i adresojë në instancat më të larta qeveritare të Kosovës. Si kërkesë e veçantë ishte hapja e zyrës për Kosove Lindore në Qeverinë e Kosovës, e cila do të merrej ekskluzivisht me problemet e këtyre banorëve dhe do të ishte një adresë për këta banorë në instancat qeveritare.

Gecaj pranoi informacionet nga “Vatra” dhe njoftoi për detyrën me të cilën merret ai në këtë rol dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe kooperim në këtë drejtim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.