FIDANISHTJA

Të çmendur pas fanellës së Rey Manajt që e veshi në Leskovc, paguhen mbi 3000 euro

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Fanella që Rey Manaj veshi në sfidën ndaj Serbisë, më 11 tetor në Leskovc, është kthyer në një objekt të çmuar koleksionistësh.

Në ankandin ndërkombëtar të organizuar nga MatchWornShirt, me të cilën FSHF bashkëpunon zyrtarisht, ajo u shit për plot 3,100 euro.

Oferta fituese erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku blerësi, i vendosur për ta pasur këtë kujtim historik, rriti çmimin plot 11 herë, nga 378 euro në mbi tre mijë.

Fanella mban firmën e Manajt dhe mbetet një simbol i veçantë, pasi ai ishte autori i golit që vulosi fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, një moment që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kuqezi.

HW

Kjo është fanella e dytë më e shtrenjtë e Kombëtares shqiptare në ankand.

Rekordin e mban ajo e Nedim Bajramit, e veshur në përballjen ndaj Italisë në Euro 2024, kur ai shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash.

Ajo fanellë u ble për 5,792 euro, shkruan tch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.